Një ngjarje tragjike ndodhi në Papër të Elbasanit, ku si pasojë e një aksidenti rrugor humbën jetën katër persona.
Tre automjete u përplasën me njëri-tjetrin, e ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej automjeteve.
Në automjetin me drejtues 55-vjeçarin G. Kotorri nga Gramshi, të gjithë pasagjerët ndërruan jetë, përfshi këtu edhe vetë shoferin.
Personat që ndërruan jetë në këtë aksident ishin nisur në një ceremoni mortore, dhe ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin e rëndë.
Dy automjetet e tjera me drejtues shtetasit O.S, dhe E.R, kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.