Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Po ruante drogën në pyll, mbushi kallashin për të vrarë policët. Ja ç’ndodhi

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Kryeprokurori në Fier/ Kërcasin plumbat mes policisë dhe trafikantëve

Mbrojtja e parcelave me kanabis, për pak i ka kushtuar jetën një personi. Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të Bashkisë Fier, ku një shtetas ishte duke ruajtur një parcelë të mbjellë me kanabis. 29-vjeçari Griseld Shpataraku, që u përplas me Policinë e Shtetit dje në Cakran të Fierit, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se ai është në gjendje të rëndë pas plagosjes nga policia, ku mori një plumb në shpatull.

Si ndodhi plagosja me armë zjarri?

Policia njoftonte zyrtarisht me anë të një deklarate për mediat, se 29-vjeçari ishte duke punuar në një parcelë që kishte mbjellë me kubikë kanabisi, të cilat ishin gati për mbjellje në zonën e Cakranit në Fierit, në momentin kur një patrullë policie shkoi për kontroll. I riu nuk ka pranuar që uniformat blu të ushtronin kontroll, e për rrjedhojë ka rrëmbyer armën e zjarrit tip kallashnikov, ku dhe ka kërcënuar efektivët. Por policët kanë bërë neutralizimin e tij, duke e qëlluar me plumb në shpatull. Griseld Shpataraku është transportuar në spitalin e Fierit dje dhe tashmë pritet të marrë ndihmë të specializuar në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.
Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit. / Tirana Today

Tags: fierkallashnikovpolicia

TË LIDHURA

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë
Aktualitet

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve
Aktualitet

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025
Next Post
Kanosi me armë zjarri 18-vjeçarin, arrestohet i riu në Lezhë

Monstruoze/ Përdhunuan në grup 15-vjeçaren, kush janë 5 të arrestuarit

Kampionatet e futbollit/Ja ekipet që ngjiten në Serinë A, Premier, La Liga, etj

Kampionatet e futbollit/Ja ekipet që ngjiten në Serinë A, Premier, La Liga, etj

Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës edhe me video

“Ky është puç! Ke kohë deri të…”/ Komisioni Hetimor i cakton afat Metës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com