E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Kampionatet e futbollit/Ja ekipet që ngjiten në Serinë A, Premier, La Liga, etj

Me fundin e sezoneve futbollistike vijnë dhe verdiktet e kampionateve në disa frone. Titujt kampionë janë certifikuar në shumë prej ligave kryesore dhe jo vetëm, ashtu si dhe janë mësuar në masë të gjerë pjesëmarrësit në kompeticionet europiane për sezonin 2021/2022.

Ajo që është interesante është rënia dhe ngjitja në kategori, nga e para në të dytën dhe anasjelltas. Më poshtë do të listojmë ekipet që deri tani janë ngjitur dhe ato që pretendojnë në javët e fundit të ngjiten në ligat kryesore europiane.

Itali–  Empoli, Salernitana janë dy ekipet e ngjitura direkt. Play-off luhet mes 6 ekipeve të tjera në Serinë B për pozicionin e 3-të që ngjitet. Leçe-Venecia (0-1 ndeshja e parë) dhe Monxa- Citadela (0-3 ndeshja e parë) do të nxjerrin finalistët e play-off-it.

Angli– Në Angli Noruiç që sapo ka fituar Championship-in dhe Uatfordi kthehen shpejt në Premier Ligë. Play-off-i i Championshipit, më i shtrenjti në botë për nga fitimet financiare dhe e drejta televizive, sheh këtë vit gjysmëfinalet: Brentford-Bërnmuth (0-1 ndeshja e parë) dhe Suonsi-Barnslej (1-0 ndeshja e parë). Ekipi  mes tyre që fiton përballjen finale shkon në Premier për sezonin e ri.

SpanjëEspanjoli i Kejdi Bares fitoi La Liga 2 dhe si kampionë ngjiten direkt në La Ligan kryesore, poashtu si Majorka nënkampione. Në play-off pritet të diskutojnë vednin e fundit që të ngre në kategori; Almeria, Leganes, Girona dhe Gijoni.

GjermaniBokumi ngjitet direkt si kampion i Bundesligës 2. Holshtajn Kil (62 pikë) dhe Grojter Fyrti (61) do të diskutojnë vednin e dytë në javën e fundit. Kush e mbyll i dyti ngjitet direkt ndërsa ekipi që mbetet i treti luan play-off ndaj ekipit të 16-të të Bundesligës 1.

FrancëTroj dhe Klermont ngjiten direkt në Ligën Një në Francë. Tuluz, Grenoblë dhe Paris Fc do të luajnë ndeshjet shtesë të play-off-it mes tyre. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...