I arrestuar në vitin 2016, pasi akuzohej se ishte bashkëpunëtor i Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili kreu një sulm dy vjet më parë në Nisë, shqiptari Aleksandër. H, i ka dhënë fund jetës tragjikisht. Më 8 qershor, i lodhur nga akuzat e pabaza ndaj tij, shqiptari Aleksandër H., 38 vjeç, bëri vetëvrasje menjëherë pas mesditë. Ai kishte varë vetën me një çarçaf duke e lidhur në shufruat e dritares.
https://tiranatoday.com/gafa-e-francese-futi-gabimisht-ne-burg-shqiptari-i-jep-fund-jetes-tragjikisht-emri/
I paditur ishte akuzuar që ishte i përfshirë në sulmin në Nisë (ku u vranë 86 persona dhe 458 të tjerë mbetën të plagosur më 14 korrik 2016). Por, shqiptari asnjëherë nuk i kishte pranuar akuzat që rendonin mbi të.
I lindur më 24 mars 1980 në Gjocaj, Shqipëri, ai e dinte se akuzat për terrorizëm për të ishin shumë të renda. Ai thuhej se kishte bashkëpunuar me Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili kishte futur një kamion mes turmës në Promenade des Anglais. Ironikisht, Aleksander H. kishte qenë atë natë në sheshin Massena, disa qindra metra nga kamioni i përgjakur, me bashkëshorten e tij, Liljana dhe me djalin e tyre 17-muajsh, Ludovik. Para se të ishte një bashkëpunëtor i dyshuar, ai mund të kishte qenë viktimë.
Asgjë nuk e ndihmoi. Aleksander H. dëshironte ose të dilte ose të vdiste. Më 5 qershor, një debat për zgjatjen e paraburgimit të tij ndodh përsëri në gjykatë. I riu deklaroi shqetësimin e tij: “Në paraburgim ndjeva vdekjen. Pashë djallin që thërriste mua. Unë nuk mund të jetoj më kështu, kurrë nuk kam qarë, jam keq, dua të bëj vetëvrasje… Kjo është hera e parë që qaj, më pëlqen Franca. Kam një fëmijë 3 vjeçar, gruan time në Shqipëri dhe nënën time. Unë mendoj për të kryer vetëvrasje, unë jam i sëmurë … Mund të fle në stacionin policor, nëse është e nevojshme, vetëm më lini të lirë”.
Por, katër ditë më vonë Aleksander H. varet veten në orën 14:52, pak ditë para se prokuroria dhe gjyqtari për çështjen do të merrnin vendimin për të. Ata synonin që ta akuzonin vetëm për trafik armësh dhe jo por terrorizëm. Një ditë pas vdekjes së tij, avokati i tij, Olivia Ronen, po përpiqej të lidhej me ambasadën shqiptare që trupi i të ndjerit të dërgohej në Shqipëri.
Burimi: liberation.fr
Përshtati: Tirana Today