Moderatorja e njohur shqiptare Fiori Dardha, ka bërë një denoncim sa i përket produkteve ushqimore që shiten në Shqipëri.
Këtë denoncim, Dardha e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka publikuar foton e një shalqiri të sapo blerë, ku dukshëm janë përdorur pesticide apo substanca artificiale të ngjashme.
“E të mendosh që ky shalqi është servirur si produkt organik nga shitësi. Tmerr”, shkruan moderatorja.
Ndërkohë në pamjen e siguruar nga ajo përveç lëngut të çuditshëm duket sikur fruti ka nxjerrë shkumë.
“Po na vrasin! Zot, ku jetojmë. Mjerë ne”, shkruhet në reagimin e Fiorit.
Rastet e tilla në Shqipëri nuk janë të pakta pasi pothuajse çdo ditë shohim raportime të produkteve që shiten si mall bio, por që rezultojnë me pesticide.