Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar vizitën e kryeministrit Rama në Shishtavec të Kukësit.
Në një postim në Facebook, Paloka përmend një pjesë të bisedës së kryeministrit Rama me banorët e Shishtavecit.
Kryeministri ka prezantuar një projekt, ku mendohet se krijohet një resort për ski. Deputeti Paloka e përmbyll postimin me një ironizim, ku duket se fshatari i thjeshtë i Shishtavecit është i shqetësuar për prodhimet që mbeten stok dhe aspak për resorte e premtime të radhës.
“Kur mbaroi prezantimi në 3D i ‘resortit’, një prej fermerëve që kishte dëgjuar për një orë pa folur, e pyeti burrin që fliste anglisht: Po me patatet cfarë do të bëjmë?”, përmbyll deputeti demokrat.
Postimi i plotë i Palokës:
Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski…Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht:
“Po me patatet cfare do bejme…?”