Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Po hetonte vrasjen e Ivanoviçit, gazetari: Si më rrëmbyen në makinë

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Po hetonte vrasjen e Ivanoviçit, gazetari: Si më rrëmbyen në makinë

Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, zhdukja e të cilit ishte raportuar në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes, deklaroi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Kriminalistikës të MUP-it serb se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur, fytyrat e të cilëve ai nuk kishte parë.

Gazetari serb, i cili po hetonte vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës, ka thënë se rrëmbyesit e kishin kërcënuar, por nuk e kishin rrahur.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, është interesante se Cvetkoviç u gjet në rrugë kur ai kishte dalë nga një shtëpi, jo larg shtëpisë së tij në Bela Crkva.

“Ai ka deklaruar se e kishin nxjerre nga vetura e tij persona të paidentifikuar ‘të maskuar’ dhe se ndaj tij nuk ishin të ashpër. Nuk e kanë rrahur, as nuk e kanë lënë të uritur. Analiza e gjurmës në orën e tij të dorës, e gjetur pranë automjetit të braktisur, nuk tregoi ADN-në e asnjë personi. As në veturën e tij, sipas rezultateve të analizës së deritashme, nuk ka gjurmë të dyshimta”, tregon një burim nga hetimet e rastit, përcjell Telegrafi.

Sipas informatave operative, Cvetkoviç ishte në Prishtinë rreth dhjetë ditë më parë në shoqërinë e një biznesmeni të njohur nga Serbia lindore. Me të, para zhdukjes misterioze, ai komunikonte qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes mesazheve. Kishte bisedime të caktuara me një numër telefonit të lokalizuar në Prishtinë dhe janë regjistruar biseda me persona të panjohur nga Maqedonia.

Prej momentit të raportimit të zhdukjes së tij, të gjithë telefonat e Cvetkoviç u fikën, kurse ai i ka disa. Gjatë aktiviteteve operative, u zbuluan se ai ka mbajtur kontakte me disa njerëz, duke i informuar se ai ishte gjallë dhe mirë, dhe se asgjë nuk i kishte ndodhur, shkruan gazeta.

Makina bosh ishte shenjë që të fillonte kërkimi

“Ai thotë se ishte kërcënuar për shkak të njohurive që ka bërë publike në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, dhe se është rrëmbyer nga njerëz të cilët janë të përfshirë në këtë krim. Sipas tij, plani ishte ta transferonin në Rumani. Dëshmia e tij është plot me ‘vrima’, por të gjitha jemi duke i verifikuar”, tha burimi nga hetuesia.

Policia, në bashkëpunim me BIA-n (Shërbimin Informativ Serb), po përpiqet të rekonstruojë të gjithë rastin, dhe të gjithë aktorët. Veçanërisht janë interesantë ata që kanë sajuar tërë këtë plan me zhdukjen e Cvetkoviçit. Nëse biznesmeni i përmendur është i përfshirë në të gjithë këtë dhe çfarë roli ka, opinioni së shpejti do të informohet, përcjell Telegrafi.

Prindërit e Cvetkoviçit, pasi mësuan se djali i tyre u gjet i gjallë pranë shtëpisë, nuk ishin shumë të disponuar për të folur me gazetarët. Ata përsëritën shkurtimisht se nuk dinin se ku kishte qenë djali i tyre 30 orët e mëparshme. Siç thonë, ata nuk kishin njohuri me punën e tij profesionale, sepse nuk u kishte thënë asgjë.

Një mik i ngushtë i Cvetkoviçit, i cili një ditë më parë dha një deklaratë në polici për zhdukjen e tij, zbuloi për gazetën se dhjetë ditë më parë, kur Stefani ishte kthyer nga Kosova, atij Stefanit një zyrtar policor i kishte ofruar mbrojtje 24 orëshe, edhe pse ai nuk kishte raportuar se dikush e kishte kërcënuar.

“Natyrisht se ata e dinë që Stefani është në rrezik, kështu duan ta mbrojnë. Ai nuk pranoi, sepse nuk donte t’ia kufizonin lëvizjen e tij. Me sa di unë, ai nuk ndjehej i kërcënuar”, ka thënë shoku i Cvetkoviçit, derisa ende nuk dihej për fatin e gazetarit të zhdukur.

Tags: ‘PO’gazetarihetonteIvanoviçitmakineRrëmbyenvrasjen

TË LIDHURA

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
“Vajzat ruse, seks me të huaj gjatë Botërorit”, vjen reagimi i Putin

“Vajzat ruse, seks me të huaj gjatë Botërorit”, vjen reagimi i Putin

Video/ “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”, ish-mafiozi flet për vrasjen e parë

Video/ “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”, ish-mafiozi flet për vrasjen e parë

Rrëfemi prekës i babait të Xhafer Matës: Takimi i parë me Xhuljetën, djali qante!

Rrëfemi prekës i babait të Xhafer Matës: Takimi i parë me Xhuljetën, djali qante!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com