Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

A po bëhet Gjermania një Hungari e dytë?!  

8 vjet ago
in Të Gjitha
A po bëhet Gjermania një Hungari e dytë?!   

Nga Lorenzo Monfregola, “eastwest.eu”/Berlin – Që nga themelimi i tij në vitin 1991 e deri më sot, Grupi i Vishegradit (Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia), është transformuar nga një aleancë për të përshpejtuar hyrjen e katër vendeve në BE, në një grup të brendshëm që kundërshton politika dhe ideologji, të cilat përfaqësohen nga vetë Bashkimi Evropian.

Një kundërvënie që është zhvilluar në dy akse strukturore (por thuajse kontradiktore):emergjenca për të nxitur BE-në drejt një gjeostrategjie më pak të hapur në drejtim të Moskës, dhe kundërshtimi kulturor dhe taktik i politikave të pranimit të emigrantëve (ku Hungaria është një lidere e dukshme).

Brenda grupit ka çështje të ndara (duke filluar nga ajo ruse), por dakordësia e katër qeverive me tendenca sovrane dhe (pjesërisht) euroskeptike, e ka kompaktuar aleancën. Mbi të gjitha, qeveria polake e PiS, Partisë Ligj dhe Drejtësi të Jarosllav Kazinskit, i është bashkuar strategjikisht qeverisë hungazere të Viktor Orban, e cila ka qenë gjithnjë shumë aktive dhe e aftë për të europianizuar mesazhin e saj.

Po cili është reagimi i Gjermanisë ndaj këtij grupimi? Në Berlin tashmë është e qartë se grupi i Vishegradit, e ka gjetur dimensionin e vet, dhe se asnjë nga të 4 vendet nuk është gati të ndjekë verbërisht udhëheqjen gjermane. Tregu i përbashkët i vendeve të Vishegradit, është sot për Gjermaninë më i madh sesa ai francez, në një kohë që shkëmbimet tregtare midis Gjermanisë dhe Polonisë, janë dy herë më të mëdha sesa ato midis Gjermanisë dhe Rusisë.

Shkurt, ekonomia gjermane nuk mund të neglizhojë rolin e fqinjëve të saj, dhe kërkimi për përshtatshmëri të reja politike-kulturore, bëhet pothuajse automatik. Për momentin, përballja e Gjermanisë me këto 4 vende, gjeneron dy reagime të kundërta.

Nga njëra anë ekziston ende një denoncim i fortë dhe i vendosur, i asaj që përshkruhet si një regres autoritar në dyja shtetet kryesore të aleancës:Poloni dhe Hungari.

Nga ana tjetër, vetë partia e kancelares gjermane, ka kohë që ka filluar t’i shohë ndryshe protagonistët e Vishegradit. Pas rizgjedhjes triumfale të Orban më 8 prill, Angela Merkel e uroi kryeministrin hungarez për fitoren e tij (raporti i dy udhëheqësve, nuk është përcaktuar vetëm nga pragmatizmi diplomatik, por edhe nga anëtarësimi i tyre të përbashkët në Partinë Popullore Evropiane).

Javën e kaluar, nëpërmjet një letre të hapur disa akademikë, shkrimtarë dhe aktivistë gjermanë dhe ndërkombëtarë, e akuzuan Merkelin për “heshtjen e turpshme” përballë asaj që përshkruhet si një reduktim i lirisë së shtypit dhe të organizimit në Hungari. Për më tepër, Orban akuzohet drejtpërsëdrejti nga nënshkruesit e letrës, se është zëdhënës i një propagande të hapur anti-semite dhe armiqësore ndaj sundimit të ligjit.

E vërteta është se, pavarësisht se u zgjodh Angela Merkel për të dënuar afërsinë mes CDU-CSU dhe partisë hungareze Fidesz, në mesin e kristiandemokratëve ka përkrahës të Orban shumë më të bindur sesa kancelaria e kujdeshme.

Mbi të gjithë shquhet kreu i Kristian-Socialistëve bavarezë, Horst Sihofer, ministrin aktual i Brendshëm, pozicionet e të cilit mbi çështjen e Europës dhe emigracionit, janë shumë të ngjashme me ato të kryeministrit hungarez.

Më në përgjithësi, disa segemente të konservatorëve gjermanë, shohin me një sy mirë një lloj të ndikimi kulturor që vjen nga lindja, nga ajo tokë e ndërmjetme që ka qenë gjithmonë e mbërthyer mes Rusisë dhe Europës Perëndimore. Në këtë nivel është qeverisë austriake e Sebastian Kurc, një laborator në gjuhën gjermane i konservatorizmit të ri të Europës Qendrore.

Në Vjenë ka nisur një projekt që dëshiron të qëndrojë brenda BE-së, por ka qenë në gjendje të thithë një sasi të caktuar kërkesash populiste, duke u kujdesur për një lloj europianizimi të markës perëndimore.

Në nivelin ideologjik, sidomos kur do të fillojë pas Merkelit, asgjë nuk mund ta përjashtojë që kristiandemokratët të jenë në të njëjtën linjë, me mesazhet euro-identitare të qeverive të Vishegradit.

Këto janë përputhshmëri, që ndoshta nuk janë të përcaktuara të kompaktësohen në dosje të komplikuara, siç është ajo e marrëdhënieve të BE-së me Moskën, por mbeten gjithsesi të afta të propozojnë aleanca të reja brenda unionit. Për më tepër, skena sociale për këtë kthesë drejt Vishegradit të kristiandemokratëve është objektivisht favorizuese.

Ndërsa akademikë dhe intelektualët, denoncojë rrezikun e anti-semitizmit në Hungari, në mediet gjermane është diskutuar për javë të tëra antisemitizmit i përhapur në komunitetin e emigrantëve myslimanë në Gjermani, pikërisht atë që Orban nuk dëshiron të shohë të krijohet në vendin e tij.

Nëse në Budapest, shtypi, OJQ-të dhe pakicat, ndodhen nën sulm, në Gjermani Këshilli Qendror i Hebrenjve, sapo është ndjerë i detyruar të ftojë njerëzit e komunitetit të tij, që të mos venë në kokë ‘kippah’ në qytetet e mëdha.

Si regresioni demokratik hungarez, ashtu edhe antisemitizmi i lidhur me emigracionin në Gjermani, janë probleme konkrete për lirinë në Evropë, por do të jetë e lehtë të zgjidhet të përdoret politikisht vetëm njëri prej tyre.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: CDUGjermaniahungariMerkelOrban

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/Si shpjegohet kjo? Policia bllokon 3307 qytetarë, nuk i lejoi të kalonin kufirin

Video/Qytetarët drejt Malit të Zi, kaos në kufi

Ministri serb akuzon Haradinajn: Po fsheh vrasësin e Oliver Ivanoviçit

Ministri serb akuzon Haradinajn: Po fsheh vrasësin e Oliver Ivanoviçit

“O legen na gjej punë”, Rama nga panairi: Aplikoni, puna nuk gjendet në kafe

“O legen na gjej punë”, Rama nga panairi: Aplikoni, puna nuk gjendet në kafe







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com