pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Plutokracia populiste dhe e ardhmja e Amerikës

9 vjet ago
in Të Gjitha

Nga Nouriel Roubini, “Project Syndicate”, Nju Jork/Donald Trump e fitoi presidencën amerikane, me mbështetjen e votuesve të bardhë të klasës punëtore, dhe zgjedhësve konservatorë të bardhë, nëpërmjet një platforme populiste të nacionalizmit ekonomik.

Trump e hodhi poshtë axhendën tradicionale pro-tregtare të Partisë Republikane, dhe ashtu si Bernie Sanders në kampin e majtë, iu drejtuar amerikanëve të dëmtuar nga teknologjitë shkatërruese, dhe politikat “globaliste” që nxisin tregtinë e lirë dhe emigracionin masiv.

Por, ndërsa Trump garoi si një populist, ai ka nisur të qeverisë si plutokrat, më së fundi duke miratuar teorinë e diskredituar fiskale të furnizimit, mbi të cilën bazohet ende shumica e republikanëve. Trump garoi gjithashtu edhe si dikush që do të “thante moçalin”, që mbizotëronte në Uashington dhe në Uoll Strit.

Megjithatë, ai ka e ka mbushur administratën e tij me miliarderë (dhe jo vetëm milionerë), dhe me nxënës të “Goldman Sachs”, ndërkohë që lejoi zmadhimin më shumë së kurrë të “kënetës” së lobistëve të biznesit. Trump dhe plani i republikanëve për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor të vitit 2010 (Obamacare), do të kishte lënë rreth 24 milionë amerikanë – kryesisht të varfër ose të mesëm, shumë prej të cilëve votuan për të – pa asnjë kujdes shëndetësor.

Politikat e tij ç’rregulluese janë paragjykuese ndaj punëtorëve dhe sindikatave. Dhe plani republikan i reformës tatimore për të cilin ai ka dhënë dakordësinë e tij, do të favorizojë kryesisht korporatat shumëkombëshe, dhe 1 për qind të popullsisë më të ardhurat më të larta vjetore, shumë prej të cilave përfitojnë veçanërisht nga shfuqizimi i taksës mbi pasuritë e patundshme.

Trump ka braktisur ndërkohë bazën e tij në fushën e tregtisë, duke ofruar retorikë, por jo veprime konkrete. Po, ai anuloi partneritetin Trans-Pacific (TPP), por edhe Hillary Clinton do të kishte bërë të njëjtën gjë. Ai ka menduar të bratisë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), por kjo mund të jetë vetëm një taktikë negociuese.

Ai ka kërcënuar të imponojë një tarifë prej 50 për qind të mallrave nga Kina, Meksika dhe partnerët e tjerë tregtarë amerikanë, por asnjë masë e tillë nuk është materializuar. Edhe propozimet për një taksë kufitare janë harruar.

Po ashtu, pavarësisht retorikës agresive të Trump mbi emigracionin, politikat e tij kanë qenë relativisht të moderuara, ndoshta sepse shumë nga biznesmenët që e mbështetën fushatën e tij, favorizojnë në fakt një qasje më të butë. “Ndalimi i hyrjes së myslimanëve”, nuk ndikon në furnizimin me krahë pune të SHBA-së.

Ndonëse deportimet janë përshpejtuar nën presidentin Trump, vlen të kujtohet se miliona emigrantë pa dokumente u deportuan edhe nën administratën Obaman. Muri kufitar për të cilin Trump do të detyronte Meksikën të paguante, mbetet një ëndërr e pa financuar. Dhe madje edhe plani i administratës për të favorizuar punëtorët e kualifikuar mbi të pakualifikuarit, nuk do të zvogëlojë domosdoshmërisht numrin e emigrantëve të ligjshëm në vend.

Thënë këto, Trump ka qeverisur si një plutokrat i veshur me rroba populiste – domethënë një pluto-populist. Por pse baza e tij e ka lejuar të ndjekë politika që kryesisht i dëmtojnë ata? Sipas një pikëpamjeje, ai ka vënë bast se konservatorët dhe mbështetësit e bardhë në zonat rurale, do të votojnë në bazë të ndjenjës nacionaliste dhe fetare, si dhe të nxitur nga antipatia ndaj elitave bregdetare laike, sesa për interesat e tyre financiare.

Por sa kohë mund të pritet dikush që të mbështesë “Zotin dhe armët”, në kurriz të “bukës dhe gjalpit”? Pluto-populistët që kryesonin Perandorinë Romake, e dinin se mbajtja e turmës populiste nën kontroll, kërkonte substance por edhe diversion: panem et circenses – “bukë dhe cirqe”. 

Postimet e bezdisshme në Twitter, janë të pakuptimta për njerëzit që mezi munden të përballojnë një jetesë dinjitoze, dhe jo më për të blerë biletën për të hyrë në Koloseumin e sotëm, për të parë në ndeshje të futbollit amerikan.

Ligji i ri tatimor që republikanët depozituan në Kongres, mund të rezultojë veçanërisht i rrezikshëm, duke pasur parasysh se miliona familje të klasës së mesme dhe ato me të ardhura të ulëta, jo vetëm që do të marrin më pak prej tyre në momentin e rimbursimit, por do të paguajnë më shumë me kalimin e kohës.

Megjithatë, Trump dhe republikanët duken të gatshëm të rrezikojnë. Tek e fundit, duke nxitur rritjen e taksave mbi klasën e mesme në një datë të mëvonshme, ata kanë hartuar planin e tyre për t’i fituar zgjedhjeve e mesit të mandatit të vitit 2018, dhe zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2020.

Nga tani, deri në zgjedhjet e mesit të mandatit, ata mund të mburren me shkurtimin e taksave për shumicën e familjeve. Dhe ata mund të presin që të shohin efektet stimuluese ekonomike të shkurtimeve të taksave në vitin 2019, pak para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, dhe shumë kohë përpara se ligji i ri të hyjë në fuqi.

Me zgjerimin e ekonomisë globale, Trump ndoshta shpreson se ulja e taksave dhe ndryshimi i disa rregullave, do të nxisin një rritje të mjaftueshme ekonomike, dhe do të krijojnë vende të mjaftueshme pune, me të cilat ai do të ketë diçka për t’u mburrur.

Çfarëdo që të ndodhë, Trump do të vazhdojë të “cicërojë” në mënyrë maniakale në Tëitter, të promovojë lajme të rreme, dhe të mburret për ekonominë “më të madhe dhe më të mirë” që ka qenë ndonjëherë në SHBA. Duke vepruar kështu, ai madje mund të krijojë një cirk të denjë për një perandor romak.

Por në qoftë se nuk mjafton vetëm retorika e zjarrtë, ai mund të hidhet në sulm, veçanërisht në sferën ndërkombëtare. Kjo mund të nënkuptojë tërheqjen e vërtetë nga NAFTA, ndërmarrjen e veprimeve tregtare kundër Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë, apo forcimin politikave të ashpra kundër emigracionit.

Dhe nëse as këto masa nuk e kënaqin bazën e tij elektorale, Trump do të ketë ende një shans të fundit, të përdorur gjatë nga perandorët romakë dhe diktatorë të tjerë të ndryshëm gjatë krizave të rënda të brendshme. Ai mund të përpiqet fabrikojë një kërcënim të jashtëm, ose të ndërmarrë aventurat ushtarake të huaja, për të shmangur vëmendjen nga dështimet e tij në politikën brendshme.

Shënim:Nouriel Roubini, është profesor në Shkollën e Biznesit në Nju Jork, ndërsa ka qenë një nga ekonomistët kryesorë për çështjet Ndërkombëtare në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë gjatë Administratës së Klintonit. Ai ka punuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Rezervën Federale të SHBA-së, dhe Bankën Botërore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: AmerikësardhmjakinaPlutokraciapopulisteTrump

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

PS rrëzon dekretin e Metës, vjen përplasja e parë mazhorancë-Presidencë

Rama i kërkon Bashës prokurorin: Mos ki frikë nga drejtësia...

Droga vdekjeprurëse nga Elbasani, goditet banda ndërkombëtare që drejtonte bosi shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale

by mirseda
08:28 | 16/06/2026
0

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga...

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

22:31 | 15/06/2026

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com