Një i ri ka mbetur i plagosur me arme zjarri në Sarande. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate
I plagosur ka mbetur shtetasi A.R., 31 vjeç. I riu është nga Konispoli.
Ai u qëllua në ambientet e jashtme të një lokali.
Informacioni paraprak:
Më datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMË i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit