Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plas sherri për vettingun, Ulsi Manja “bllokon” Kushtetuesen

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Plas sherri për vettingun, Ulsi Manja “bllokon” Kushtetuesen

Ulsi Manja ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke synuar bllokimin e emërimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ai është përplasur me disa prej anëtarëve të KED-së dhe me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Manja ka kërkuar që anëtarët e KED-së të kalojnë fillimisht Vetingun dhe më pas të nisin procedurat për përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ky qëndrim i Manjës është tërësisht i kundërt me atë që mbajti për emërimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit, njohje e vjetër e Ulsi Manjës, vijon ende të jetë e pa-vetuar, edhe përse ka mbi tre muaj në detyrë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka debatuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, duke deklaruar se procedura e propozuar nga Manja vonon plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, e cila aktualisht është në kolaps. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese funksionon me 6 nga 9 anëtarë, duke ndikuar negativisht në ecurinë normale të këtij institucioni shumë të rëndësishëm në piramidën shtetërore.

“Boldneës.al” ka mësuar një pjesë të debateve të zhvilluar në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilat përmblidhen si më poshtë:

Ulsi Manja (Kryetar i Komisionit të Ligjeve): Unë jam i mendimit që ju, si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  duhet të kaloni fillimisht procesin e vetingut dhe më pas të nisni procedurat për verifikimin e kandidaturave për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Reforma në Drejtësi e ka parashikuar që anëtarët e KED-së kalojnë me përparësi në procesin e Vetingut. Prandaj, të presim që të dalin rezultatet e Vetingut dhe më tej ju të vijoni procedurat që ju ka ngarkuar ligji.

 Erinda Ballanca (Avokate e Popullit): Unë jam tërësisht kundër qëndrimit të paraqitur nga zoti Manja. Kjo kërkesë e tij shtyn procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Procesi i Vetingut për anëtarët e KED-së ka nisur, por ai mund të kërkojë një kohë të gjatë. Ne nuk kemi luksin që të presim sa të përfundojë procesi i Vetingut, pasi kështu bllokohet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë aktualisht është në kolaps të plotë, për shkak se mungojnë 3 anëtarë.

 Vitore Tusha (Anëtarë e KED, Gjykata Kushtetuese): Unë nuk shoh asnjë problem që KED të funksionojë, ndërkohë që po zhvillohet edhe procedura e Vetingut. Ne sot kemi institucione që funksionojnë, edhe pse nuk kanë kaluar ende në Veting. Gjykata Kushtetuese po funksionon, edhe përse anëtarët e saj ende janë në proces rivlerësimi kalimtar.

Artan Broci (Kryetar i KED, Gjykata e Lartë): Mendoj se e rëndësishme është që fillimisht të nisim me hartimin e Rregullores se si do të funksionojë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë, sa për diskutimet e sotme, i nisim edhe një shkresë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të përshpejtuar procesin e rivlerësimit kalimtar të anëtarëve të KED-së. këto çështje i diskutojmë sërish edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

…..

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është një prej institucioneve të krijuara pas Reformës në Drejtësi. Ai përbëhet nga 9 anëtarë, të gjithë gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioni i Ligjeve dhe Avokati i Popullit kanë rol vëzhgues. KED verifikon kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, para se ata të votohen në Parlament.

Tags: bllokonkushtetuesenManjaplassherriulsivettingun

TË LIDHURA

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar
Aktualitet

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Next Post
Bitcoin bën milionere familjen Pacolli

“Bitcoin drejt fundit, do të falimentojë”

Video/Harrojeni panekën e Pirlos, kjo është penalltia më gjeniale në histori

Video/Harrojeni panekën e Pirlos, kjo është penalltia më gjeniale në histori

Vdekja e minatorit/Shpërthen Këlliçi: Rama është makthi i Bulqizës!

Vdekja e minatorit/Shpërthen Këlliçi: Rama është makthi i Bulqizës!







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

by mirseda
15:31 | 24/11/2025
0

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra...

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com