Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Plas mes serbëve”, Vuçiç akuzon: Për faj të Millosheviçit humbëm Kosovën

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Plas mes serbëve”, Vuçiç akuzon: Për faj të Millosheviçit humbëm Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se mungesa e një kompromisi rreth Kosovës do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët, ndërsa serbët tha ai, duhet të zgjedhin “mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur”.

Ai mbajti një fjalim prej më shumë se dy orësh në parlamentin e Serbisë, pa shpalosur hollësi se cili është plani i tij për bisedimet me Kosovën, e cila sivjet shënoi 11 vjetorin e pavarësisë të cilën Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.

Duke paraqitur një raport lidhur me bisedimet e deritashme me Kosovën, presidenti serb, tha se ajo është humbur me fajin e të tjerëve.

“Vetëm për tetë vjet të qeverisjes së Sllobodan Millosheviçit ka ndodhur konflikti në Kosovë dhe humbja e sovranitetit mbi Kosovën”, tha ai, duke nënvizuar se gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së Partisë Demokratike të Serbisë, e cila tani është në opozitë, është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ai tha se duke biseduar është fituar kohë për Serbinë. “Gjatë periudhës së bisedimeve, kemi arritur të ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë. Gjatë bisedimeve, nuk ka pasur viktima të konflikteve ndëretnike, as vrasje, përveç vrasjes së Oliver Ivanoviçit”.

Ai tha se marrëveshja dhe kompromisi nuk janë humbje, por fitore, ndërsa nënvizoi se është koha që të zgjidhet midis “gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur”.

“Puna ime si president shteti është që njerëzve t’u them të vërtetën, sado e pakëndshme të jetë. Por, mos mendoni se nuk do të luftoj për popullin tonë në Kosovë”, tha ai,

“Ka mundësi që nuk do të arrijmë kompromis në pesë apo dhjetë vjetët e ardhshme dhe kjo do të kishte pasoja katastrofale si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët’, tha presidenti serb.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë pezulluar për shkak të refuzimit të Beogradit që të vazhdojë bisedimet derisa nuk tërhiqen tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që janë vendosur në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria e Kosovës.

Seanca e parlamentit serb u bojkotua nga një pjesë e opozitës serbe e cila vlerësoi se seanca për Kosovën është vetëm një tjetër “mashtrim” i autoriteteve të Serbisë. /VOA

Tags: akuzonHumbëmKosovënMillosheviçitplasserbëveVucic

TË LIDHURA

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet
Rajoni

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi
Rajoni

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

12:01 | 06/01/2026
Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

16:36 | 30/12/2025
Next Post
Godasin gardiani dhe largohen, dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

Godasin gardiani dhe largohen, dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

Një ëndërr bëhet realitet, Xheison gëzon mes lotësh për shtëpinë e re

Një ëndërr bëhet realitet, Xheison gëzon mes lotësh për shtëpinë e re

Koha e vranët, rriten lehtë temperaturat

Parashikimi i motit për sot, 28 maj 2019







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Rrëshqitje dherash në Dardhas të Pogradecit, dëmtohen varrezat e fshatit, varret ‘lëvizin’ nga vendi
Aktualitet

Rrëshqitje dherash në Dardhas të Pogradecit, dëmtohen varrezat e fshatit, varret ‘lëvizin’ nga vendi

by mirseda
12:28 | 07/01/2026
0

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të rrugës në aksin që lidh qendrën...

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari

11:43 | 07/01/2026
Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset

Aksident i frikshëm te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina, njëra përmbyset

11:16 | 07/01/2026
“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

11:12 | 07/01/2026
800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

10:50 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com