Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plas ‘lufta’ mes SHBA-ve dhe Iranit, Trump kërcënon me …

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
‘Çmendet’ Trump, kërkon t’i vërë fshesën emigrantëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi presidentin iranian, Hassan Rouhani, që “asnjëherë të mos kërcënojë Shtetet e Bashkuara”, në një koment në twitter, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, mbajti një fjalim kritik ndaj udhëheqësve të Iranit.

“Për presidentin iranian, Rouhani: Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara, ose do të përballeni me pasoja çfarë kanë pësuar shumë pak deri tash në histori. Nuk jemi më vendi që do të rrijë duarkryq përballë fjalëve tuaja të marra të dhunës e vdekjes. Kujdes”, shkroi presidenti Trump.

Ai u është përgjigjur kësisoj raportimeve të së dielës që citonin presidentin iranian Rouhani të ketë paralajmëruar presidentin Trump, “që të mos luaj me bishtin e luanit”.

“Amerika duhet ta kuptojë mirë se paqja me Iranin është nëna e paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, citohet të ketë thënë ai.

Sekretari Pompeo, tha gjatë një fjalimi në Kaliforni se qeveria e Iranit është shndërruar në makth për qytetarët e Iranit.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë frikë që të ushtrojnë trysni mbi qeverinë iranianë në nivelin më të lartë, duke u bërë thirrje aleatëve të Shteteve të Bashkuara që t’i bashkohen trysnisë financiare mbi qeverinë e Teheranit.

“Kjo vlen posaçërisht për aleatët në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, qytetarët e të cilëve janë terrorizuar nga veprimtaritë e dhunshme të regjimit për dekada të tëra”, tha sekretari Pompeo.

Ai tha se administrata e presidentit Trump, nuk do të heshtë përballë, siç tha ai, krimeve dhe shkeljeve të shumta të qeverisë iraniane.

Kjo përfshinë kleptokracinë, thaë sekretari Pompeo, duke nënvizuar se ata në krye kanë shpenzuar mirëqenien e njerëzve në terrorizëm e vjedhje dhe në zellin për të përhapur revolucionin islamik në vende të tjera.

Sekretari Pompeo tha se ekonomia e Iranit “është e shkëlqyer”, por vetëm për elitën, duke akuzuar ajatollahët dhe udhëheqësit e lartë për mbushje të xhepave të tyre me miliarda dollarë, ndërsa një e treta e iranianëve jetojnë në varfëri.

“Gjykuar nga pasuria e tyre e madhe, ata duken më të shqetësuar me pasuritë sesa me besimin”, tha ai. “Këta njerëz të shenjtë hipokritë kanë ngritur të gjitha llojet e skemave mashtruese që të bëhen disa prej burrave më të pasur në botë, ndërsa njerëzit e tyre vuajnë”.

Derisa sekretari Pompeo po fliste për mungesën e lirisë së shprehjes në Iran, ndërpre nga një protestues. Sekretari qëndroi i qetë para se të theksonte se iranianët duhet të kenë të njëjtën liri të shprehjes.

Sekretari njoftoi gjithashtu se BBG, që mbikëqyrë Zërin e Amerikës, po ndërmerr hapa të rinj për t’i ndihmuar iranianët të shmangin censurën e internetit. BBG gjithashtu po hap një kanal të ri 24 orësh në gjuhën farsi në televizion, radio dhe rrjetet sociale, transmeton voa.

Ai tha se synimi i Shteteve të Bashkuara është që të shohë iranianët të jetojnë brenda vendit të tyre njësoj sikurse edhe iranianët ne Shtetet e Bashkuara.

Tags: IranitkercenonluftaplasSHBA-veTrump

TË LIDHURA

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer
Bota

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

20:24 | 09/12/2025
Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane
Bota

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën
Bota

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

18:05 | 09/12/2025
Next Post
Latifi kërkon ‘kokën’ e Cormier: Boll u fshehe kampion (Video)

Latifi kërkon ‘kokën’ e Cormier: Boll u fshehe kampion (Video)

Rama: Drejtësia është në kolaps, por LSI-ja nuk është kundër reformës

Rama: Drejtësia është në kolaps, por LSI-ja nuk është kundër reformës

Deklarata e Zlatan po bën xhiron e rrjetit: Fat i amerikanëve që… (Video)

Deklarata e Zlatan po bën xhiron e rrjetit: Fat i amerikanëve që... (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Ndizet pema në Bulqizë, atmosferë festive në qytet
Kryesore

Ndizet pema në Bulqizë, atmosferë festive në qytet

by mirseda
20:27 | 09/12/2025
0

Edhe pse në temperatura të ftohta ndezja e pemës dhe zbukurimi i dekorit ne sheshit e Bulqizës...

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

20:24 | 09/12/2025
Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen projektbuxhetin 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen projektbuxhetin 2026

20:15 | 09/12/2025
Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme

19:36 | 09/12/2025
Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com