Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani i ri i Kinës për të përmbysur demokracinë perëndimore

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Plani i ri i Kinës për të përmbysur demokracinë perëndimore

Nga: Clive Hamilton & Mareike Ohlberg “Linkiesta”

Një nga mjetet retorike të preferuara të Partisë Komuniste të Kinës për të shmangur kritikat, është akuza ndaj kundërshtarëve për “Mekartizëm” apo për “pasjen e një mendësie të Luftës së Ftohtë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Çunjing, përdor shpesh  shprehjen e dytë, së bashku me një idiomë tjetër që përsëritet shpesh:“mendësia e lojës me shumën zero”.

Në vitin 2019, gazeta nacionaliste kineze“Global Times”, deklaroi se gjiganti i telekomunikacionit Huauei kishte qenë viktimë e “Mekartizmi hi-tech”. Ambasadori kinez në Britaninë e Madhe, Liu Xiaoming, e përshkroi lirshmërinë që kanë amerikanët për të kryer stërvitje detare në Detin e Kinës Jugore si “diplomacia e varkës me armë, e motivuar nga një mentalitet i Luftës së Ftohtë”.

Edhe dënimet mbi shkeljet e mëdha të Kinës në fushën e të drejtave të njeriut, hidhen poshtë si të bazuara tek i njëjti mentalitet. Akuza mbi mentalitetin e Luftës së Ftohtë, përsëritet shpesh edhe në Perëndim.

Në marsin e vitit 2019, gjatë një konference ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit, Suzan Shirk, zëvendës/asistente e Sekretariatit të Shtetit në administratën e Bill Klintonit, tha se SHBA-ja po bie pre e “frikës së kuqe të Mekartizmit” kundër Kinës.

Për Shirk, një “instikt i tufës” i nxit amerikanët të shohin kudo kërcënime nga Kina, një qasje që sipas saj paralajmëron pasoja katastrofike. Thënie të tilla nuk janë vetëm të pakëndshme, pasi ato refuzojnë të marrin në konsideratë shqetësimet legjitime.

Por nga ana tjetër ato kanë edhe një aspekt ironik, duke pasur parasysh se shumë pak njerëz janë zhytur në një mentalitet të Luftës së Ftohtë, aq sa tek udhëheqja e Partisë Komuniste Kineze nën Xi Jinping kjo mënyrë të menduari arriti kulme edhe më të mëdha.

Në një fjalim të mbajtur në dhjetorin e vitit 2012, si Sekretari i ri i Përgjithshëm i PKK, Xi e paralajmëroi Kinën, se me gjithë rritjen e vazhdueshme ekonomike, të mos harronte leksionin që ka dhënë shembja e Bashkimit Sovjetik.

Ai foli për 3 dobësi themelore që përcaktuan fatin e perandorisë sovjetike, duke bërë që ajo të shembej brenda natës. Së pari, udhëheqësit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kishin dështuar që ta kontrollonin ushtrinë.

Së dyti, ata nuk mundën të kontrollonin dot as korrupsionin. Dhe së fundmi, pasi e braktisi ideologjinë bazë, sidomos me Mikail Gorbaçovin, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, dështoi ta mbronte atë nga depërtimi ideologjik nga “forcat armiqësore perëndimore”, duke hapur kësisoj varrin e saj me duart e veta.

Për vëzhguesit më të mprehtë, fjalimi i Xi ishte e dhëna e parë që tregoi se sa e pabazë ishte shpresa se ai mund të ishte një reformator liberal, i aftë që ta hapte më tej Kinën, për të lejuar integrimin e saj në rendin ndërkombëtar.

Në marsin e vitit 2019, revista kryesore teorike e Partisë Komuniste Kineze “Qiushi” (“Kërkimi i së Vërtetës”) botoi një përmbledhje nga një seri tjetër fjalimesh të Xi, mbajtur në janarin e vitit 2013 para 300 anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë.

Me temën “mbështetja dhe zhvillimi i socializmit”, Xi u tha kuadrove të partisë se ata duhet të përgatiteshin për “një bashkëpunim por edhe konflikt afatgjatë” midis sistemeve kineze dhe kapitaliste, edhe nëse në fund ata do të triumfonin.

Ai kishte përsëritur paralajmërimin se një nga arsyet kryesore të disfatës së Bashkimit Sovjetik, ishte se ky i fundit “kishte anuluar plotësisht historinë e vet dhetë partisë; kishte refuzuar Leninin dhe Stalinin; dhe ishte angazhuar në një “nihilizëm historik”.

Dhe fjalët e Xi nuk ishin thjesht retorikë, ato u pasuan nga veprime konkrete thelbësore. Në prillin e vitit 2013, Komiteti Qendror hartoi një deklaratë për shtyp të titulluar “Informacion mbi gjendjen aktuale të sferës ideologjike”, i njohur më shumë si “Dokumenti n.9”.

I shpërndarë tek krerët e prefekturave apo zyrtarëve në nivele më të larta hierarkike, dokumenti përmbante 7 “tendenca të rreme ideologjike” që nuk do të lejohej të mbështeteshin më të në ardhmen:demokracinë kushtetuese të stilit perëndimor, “vlerat universale”, neo-liberalizmin, parimet e gazetarisë perëndimore, nihilizmin historik.

Së fundmi, ata nuk kishin pse të vinin në dyshim natyrën socialiste të “socializmit me tiparet  kineze”. Në këtë mënyrë PKK refuzoi qartazi demokracinë dhe të drejtat universale të njeriut.

Përhapja e këtij dokumenti u pasua shpejt nga një shtypje e fortë ndaj atyre që ishin mbështetës të këtyre “tendencave”.

Ai moment shënoi fillimin e një angazhimi të ri nga PKK për zhdukjen e ideve që ajo beson se mund të kërcënojnë pushtetin e saj. Në këto kushte, PKK dukej se po zbatonte një thënie që i atribuohet Stalinit:“Idetë janë më të forta se armët. Nëse nuk duam që t’u lëmë armë armiqve tanë, pse t’u lëmë atyre idetë?”.

Në tetor 2013, një dokumentar i rezervuar për një audiencë të kufizuar, i prodhuar ndoshta nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit dhe me titull “Gara e Heshtur”, mbërriti deri në Perëndim. Dokumentari që zgjaste 1 orë e gjysmë, përsëriste akuzën se SHBA synon që të përmbysë regjimin kinez përmes “infiltrimit ideologjik”, duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj ojq-ve të huaja, si Fondacioni Ford, por edhe kundër profesorëve kinezë “të dëbuar” nga puna, të cilët përfaqësonin një “kërcënim nga brenda”.

Gjithsesi, shumica e vëzhguesve perëndimorë kanë vijuar që ta anashkalojnë natyrën thellësisht ideologjike të regjimit Xi, kjo qasje ka nisur të ndryshojë vetëm kohët e fundit. Në gushtin e vitit 2017, Xhon Garnaut, ish-korrespodent nga Pekini dhe konsulent i administratës së qeverisë australiane, mbajti një fjalim para anëtarëve të qeverisë në Kanbera, gjatë së cilit ai tregoi rikthimin e Xi Jinping tek mendimet e Stalinit dhe Maos.

Burimi i lajmit: https://www.linkiesta.it/2021/03/il-progetto-della-cina-per-ribaltare-la-democrazia-occidentale

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: demokraci perendimorekinepërmbysje

TË LIDHURA

Papa i ri është Kardinali Robert Prevost
Bota

Papa i ri është Kardinali Robert Prevost

19:21 | 08/05/2025
Tym i bardhë nga Vatikani, bota me një papë të ri
Bota

Tym i bardhë nga Vatikani, bota me një papë të ri

18:29 | 08/05/2025
“E rëndë: Babai monstër abuzon seksualisht me vajzat”
Bota

“E rëndë: Babai monstër abuzon seksualisht me vajzat”

18:11 | 08/05/2025
Next Post
Rama me biznesmenët: Mund të merrni punëtorë nga Pakistani dhe Bangladeshi

Rama me biznesmenët: Mund të merrni punëtorë nga Pakistani dhe Bangladeshi

Basha, mësuesve: Nuk do të ndëshkoheni nëse keni qëndrime të kundërta politike

Basha, mësuesve: Nuk do të ndëshkoheni nëse keni qëndrime të kundërta politike

Ndeshja me Anglinë, Reja: Do të kërkojmë që t’i vendosim në vështirësi

Ndeshja me Anglinë, Reja: Do të kërkojmë që t’i vendosim në vështirësi

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona në Tiranë

by mirseda
09:24 | 09/05/2025
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri, të...

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 | 09/05/2025
Nutricionisti 101 vjeçar jep 7 recetat e jetëgjatësisë

Nutricionisti 101 vjeçar jep 7 recetat e jetëgjatësisë

08:34 | 09/05/2025
E SHTUNA, HESHTJE! Në mesnatë mbyllet fushata,

E SHTUNA, HESHTJE! Në mesnatë mbyllet fushata,

08:30 | 09/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

07:59 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com