Ndeshja me Anglinë, Reja: Do të kërkojmë që t’i vendosim në vështirësi

Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Edi Reja.

Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

Reja është shprehur se do te jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij kuqezinjtë do të përpiqen të mbajnë në tension Anglinë, për të shpresuar më pas në një rezultat pozitiv.

Edi Reja: ”Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Nga ana taktike duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i frikësojmë disi, duke i sulmuar. Duhet t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës”.