Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pistoleta, vrasës, banditë, fise por edhe spiunë nazistë, Botërori “fantazmë” në “Tokën e Zjarrit”

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Pistoleta, vrasës, banditë, fise por edhe spiunë nazistë, Botërori “fantazmë” në “Tokën e Zjarrit”

Një Kont këmbëngulës që kishte emigruar në Paris, mik me Jules Rimet, vendosi që të organizonte në Patagonia të Argjentinës një event që zyrtarisht nuk u njoh kurrë… Aty ku Hitleri dërgoi skuadrën e tij dhe mendoi të ndërtonte linjat e para telefonike transoqeanike për t’u azhurnuar…

Një skelet njerëzor i gjetur në mes të fosileve të dinosuarëve në gërmimet paleontologjie në Villa El Chocon, në Patagonian Argjentinase. Përkrah tij, një kamera model i viteve 40’ që ka ruajtur për thuajse 60 vjet dokumentet e jashtëzakonshme me vlerë historike… Mijëra kilometra larg Europës, përtej Oqeanit, u zhvillua një event që edhe sot quhet “Botërori i harruar” dhe organet nuk e kanë njohur… Jo vetëm kaq, por në finale pati një përmbytje në Patagonia (19 dhjetor 1942), duke provokuar edhe shembjen e stadiumit, që edhe sot është mbuluar nga myku dhe mbetjet e asaj kohe në brendësi të tij…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota vendosi që në vitin 1942 kampionati të mos organizohej. Shumë arsye, disa të drejta, ndaluan kombet që të bashkoheshin për të zhvilluar manifestimin më të rëndësishëm sportiv në botë, teksa vetëm katër vite më parë, Italia kishte triumfuar në Francë. Por, një grup atletësh që vinin nga gjysma e botës, u vendosën bashkë me vullnetin e kokëfortit kontit Vladimir Otz, i pasuri me origjinë ballkanike, ministër i mbretit të katërt të Patagonia, që ishte në mërgim në Paris dhe i dashuruar pas futbollit.

Mik i themeluesit të FIFA-s (organizmi më i lartë) Jules Rimet, konti Otz donte me çdo kush që të organizohej eventi dhe që të merrnin pjesë futbollistë me origjinë dhe përkatësi ndryshe.

Një rrëfim i jashtëzakonshëm iu bërë nga Osvaldo Soriano, gazetari dhe shkrimtari argjentinas, që tregon këtë botëror të vitit 1942 që kurrë nuk u njoh… Ka xhiruar, madje, në Europë një dokumentar mbi këtë histori misterioze. Një film, “Il mundial dimenticato”, i frymëzuar nga tekstet e Sorianos dhe kërkimeve të bëra nga regjistët, Lorenzo Garzela dhe Filipo Maçeloni, dhe producentët, në tokën argjentinase dhe në arkivat e Romës.

Kupa e Botës “Rimet” dhe prezantimi në foto, i pranishëm edhe Konti Otz

Guida e dëshmive dhe prania e personazheve si Gary Lineker, sulmuesi i Anglisë në vitet ’80, apo Joao Avelange, presidenti historik i FIFA-s, Daruin Pastorin, shkrimtar, por edhe personalitete të tjera, kanë lejuar rikuperimin e informacioneve dhe dokumenteve të çmuara, në mënyrë që të tregohej, nëpërmjet një xhirimi mes dokumentarit dhe trillimit, një ngjarje që ndoshta ende sot shihet me kureshtje.

Historia e filmit nis me gjetjen e një kufome, në gërmimet e bëra në Villa El Cholcon dhe duket se janë kockat e Guillermo Sandrinit, kinooperator me origjinë italiane që iu dha përgjegjësia nga konti Otz që të filmonte ndeshjet në Patagonia. Një komples i pasur xhirimesh me anekdota, intervista, dëshmi dhe skena të “përjetësuara” në “Tokën e Zjarrit”, vend ende i paeksploruar, për shkak të strukruës së ashpër dhe egër gjeologjike.

Nga të gjithë i cilësuar si një dokumentar jo dokumentar, “Mundiali” i harruar kalon mes trillimit, fantazisë dhe skenave të improvizuara, por që tregojnë një fije të vërtete. Në mes, një botë e tëra: futbollistë profesionistë, amatorë, kërkues të arit, fiset indigos mapuches, akrobatë, revolucionarë në mërgim, madje edhe keqbërës refugjatë në Patagonia. Tregohet se konti Otz kishte “rekrutuar” edhe Uilliam Kasidi, i biri i të famshmit Batch, që, si i ati, kishte grabitur banka, sulmuar trena, duke u bërë “i shumëkërkuar” me shifra marramendëse, në shpalljet e vendosura kudo.

Dy banditët e shumëkërkuar, Sundance Kid (m) dhe Butch Cassidy

Një kompeticion, thuajse klandestin, me objektivin për të çuar topin në ato anë, mes zhvillimesh politike, historike dhe sportive. Pra, thuajse “privat”, larg zhurmës, qytetërimit të vërtetë dhe kërcënimit nazist.

Patagonia në ato vite ishte një vend eksperimentimi dhe rigjetje, i lindur thuajse rastësisht, rreth qëllimeve dhe modalitetit të Kontit të Otz. Pavarësisht Gjermanisë së Hitlerit, lajmit për të çuar një përfaqësuese në një organizim zyrtarisht kurrë të njohur, mendoi të “riprodhohej” menjëherë, edhe aty, një fuqi universale, duke përfituar nga rasti për të bërë propagandë edhe në ato anë të paeksploruara.

Hitleri donte të ndërtonte linja telefonike për të pasur kontakte nga Gjermania në Argjentinë. Ishte hera e parë që po arrihej një lidhje transoqeanike.

Gillermo Sandrini nxorri nga cilindri i tij një personazh krijues dhe të paparashikueshëm në një seri të gjatë, sepse donte të prodhonte filmato të mëdha, që të mos “flisnin” vetëm për futboll, por edhe panoramikë e detajeve për atë që do të ndodhte në ato anë…

Shkrimtari Osvaldo Soriano

Mes disidentësh të arratisur, anarkistë, të kërkuar, ushtarë dhe punëtorë, Sandrini kishte në krah të bijën e Kontit Otz, të bukurën Helena, për të cilën u rrëfye se ishte në lidhje dashurore me sulmuesin e Gjermanisë, Klaus Kramer, të cilin Hitleri e dërgoi si spiun. Jo vetëm kaq, por edhe një hindu i Mapuches fitoi zemrën e Helenës.

Finalja, Mapuches-Gjermani

Sport dhe ndjenja, mister dhe shumë aksion vizionar, kinema dhe politikë, në një event që kaloi në heshtje. E të mendosh që në ato anë, në Villa El Chocon, gërmimet zbuluan dhe se finalja kurrë nuk u zhvillua. Një përmbytje e madhe si pasojë e stuhisë dhe shiut shkatërroi stadiumin përpara finales, më 19 dhjetor 1942…

Por, të kthehemi te turneu… Sipas dokumentave të gjetur dhe filimimeve, arbitri i asaj finale ishte Ëilliam Brett Cassidy, i biri i Butch Cassidy, një arbitër që në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të Angli-Machupe, që u drejtua nga mareshalli Parloë, një ushtarak britanik, mbante një qëndrim të çuditshëm dhe absurd.

Butch Cassidy, arbitri që drejtonte me pistoletë

Cassidy dallohej, në fakt, për mënyrën e tij të dhunshme dhe nuk hezitonte të qëllonte me pistoletë drejt futbollistëve që nuk ishin dakord me vendimet e tij. Arbitrimi i tij ishte i dyshimtë, sepse italianët akuzuan se kishte marrë nga gjermanët një pako misterioze, që ndoshta mbante flori, dhe kjo ka konfirmuar faktin se në dy ndeshje iu dhanë katër penallti gjermanëve, duke mbyllur sytë.

Foto përpara gjysmëfinales

Finalja, sipas dorëshkrimeve, u fitua nga fisi Machupe, por versioni tjetër thotë se në minutat e fundit, një stuhi bëri që të binin argjilet dhe diga ku punonin italianët e ndërsa publiku vrapoi nga stadiumi, gjatë dorëzimit të kupës, plasi një grindje mes gjermanëve dhe Mapuches, teksa arbitri Cassidy mori kupën Rimet dhe u zhduk, duke ia mbathur me të katra mbi një kalë.

Momenti i realizimit të penalltisë së Gjermanisë

Dheu nisi të rrëshqiste dhe përmbytja u zgjerua, aq  sa Guglielmo Sandrini, kinooperatori i marrë për të filmuar ndeshjes, nuk pati kohë që të shpëtonte, pasi me makinën e tij për të filmuar kishte peshë dhe nuk vraponte dot. Do të mbytej aty.

Ai botëror u fshi nga të gjithë librat për shkak të arbitrimit të çuditshëm dhe problemeve të shumta, futbollistët e Patagonis thanë se do t’i bashkoheshin Argjentinës dhe populli Mapuche tha se nuk do të merrte më kurrë pjesë në një botëror…

Fiset Mapuche arritën finalen. Portieri i tyre

Legjenda urbane, por jo edhe aq. Ai “Botëror” nuk ka ekzistuar sipas FIFA-s dhe kujtdo tjetër, por ata që udhëtuan në Patagonia e bënë vërtet… /Telesport

Tags: "Tokën e Zjarrit"banditëBotërorifantazmefisenazistepistoletaspiunevrases

TË LIDHURA

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës
Sport

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

09:00 | 07/08/2025
Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ
Sport

Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ

18:49 | 06/08/2025
Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United
Sport

Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United

13:49 | 06/08/2025
Next Post
30 akuza për mashtrim dhe favore seksuale, lirohet nga burgu Kika, fjalët e para

30 akuza për mashtrim dhe favore seksuale, lirohet nga burgu Kika, fjalët e para

Xhaka “trullos” De Gean, trajneri i United: Duhet të jetë brazilian, sepse… (Video)

Xhaka “trullos” De Gean, trajneri i United: Duhet të jetë brazilian, sepse... (Video)

Ish/zv ministri i Ramës: Dilni në protestë, jo për Bashën e Kryemadhin

“Premtimet e qeverisë mbetën në letër”, Muka: Ja pse studentët nuk mbështesin opozitën

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane
Kryesore

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

by mirseda
09:19 | 07/08/2025
0

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri...

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

09:00 | 07/08/2025
Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

08:51 | 07/08/2025
Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

22:54 | 06/08/2025
‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com