E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

30 akuza për mashtrim dhe favore seksuale, lirohet nga burgu Kika, fjalët e para

Kreshnik Husaj i njohur si Kika në opinion, është liruar nga burgu në Tiranë, aty ku po qëndronte pas mbi 30 akuzave që kanë rënduar mbi të për mashtrime dhe kërkim të favoreve seksuale.

Kika, kishte nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar, ku rreth vetës kishte mbledhur disa persona të cilët më pas u larguan nga emisioni dhe e paditën atë në Policinë e Shtetit Shqiptarë.

Lirimin e tij e ka konfirmuar vetë Kreshnik Husaj. I pyetur, për akuzat që rëndojnë mbi të dhe për lirimin e tij, ai ka thënë se është liruar më 6 mars dhe se tani është në procedurë gjyqësore për veprën penale ‘Evazion fiskal’, pasi që, sipas Kikës, vepra penale për mashtrim ka rënë poshtë.

“Të gjitha janë shpifje dhe spekulime nga kushdo që i ka bërë ato, le të mbetën nën përgjegjësin e tyre. Unë jam me ndërgjegje të pastër e në qoftes ka njëri që unë e kam ngacmuar e ftoj publikisht ta thotë atë. Normal që të flasin me fakte për këtë çështje”, ka thënë Kreshnik Husaj për Insajderin, në lidhje me akuzat nga djemtë të cilët e kanë denoncuar atë, pasi që, sipas tyre Kreshnik Husaj, ka kërkuar favore seksuale nga ata në këmbim të vendit të parë për tu bërë mistera të Shqipërisë.

“Unë jam prind dhe zoti më ka bekuar me një vajzë. Deklarata të tilla për favore seksuale, janë të montuara dhe mirë orkestruara për ta dëmtuar imazhin dhe suksesin tim”, ka thënë Husaj.

Ndërkohë, Kreshnik Husaj-Kika, ka treguar se emisioni do të jetë ai i njëjti  si nga përmbajtja ashtu edhe nga emërimi “The one show nga Kika”. Po ashtu ka treguar se emisioni do të transmetohet në dy televizione në Kosovë dhe Shqipëri dhe ka mbështetje të fuqishme financiare, por nuk ka treguar se kush e mbështetë.

Rikujtojmë se  Kreshnik Husaj, ishte arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i ishin bërë atij nga ish-bashkëpunëtorët e emisionit “The one show nga Kika” dhe viktimat e mashtruara.

Kreshnik Husaj, përveç denoncimeve tjera për mashtrime, kishte marrë denoncim edhe nga një grup djemsh të cilët patën deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Përveç kësaj,  Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë. Ndaj tij po ashtu ishte ngritur aktakuzë për prostitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...