Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pikëpyetjet që lindin për kryqëzatën e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pikëpyetjet që lindin për kryqëzatën e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje

Nga Adri Nurellari

Para pak kohësh ka nisur fushata për shembjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit shqiptar. Në pamje të parë tingëllon si një nismë e drejtë dhe e mirëpritur për të zbatuar ligjin, mirëpo po të shqyrtohet me vëmendje e kthjelltësi, vihen re një sërë problemesh thelbësore me këtë aksion. Janë së paku pesë pikëpyetje që të vijnë në mendje kur:

Së pari problemi qëndron te forma, përse duhen trajtuar si fushata apo aksione ato veprimtari të natyrshme e të përditshme të shtetit?! Pra, përse qeveria dhe institucionet shtetërore trajtojnë apo paketojnë si një nismë të rrallë e të jashtëzakonshme një obligim që kanë për të vënë në vend ligjin?! Duket qartë që propaganda fushatimi permanent, marrëdhëniet me publikun, marketingu politik, shfaqja, reklamimi ambalazhimi, është fjala kyçe e kësaj qeverie dhe jo performanca dhe puna konkrete përmbajtjesore. Kjo praktikë e çimentuar e qeverisë Rama ilustrohet më së miri edhe me “fushatën” e vaksinimeve që u paketua me sloganin “Shqipëria buzëqesh”, spote publicitare, dizenjo etj., ndërkohë që bëhej fjalë për një nga detyrat më bazike të shërbimit shëndetësor të çdo shteti modern.

Së dyti, të habit fakti që shkatërrimet bëhen pikërisht tani, mu në mes të sezonit. Ky veprim është bërë tashmë një traditë absurde ku prej vitesh vizitorë vendas e të huaj të bregdetit tonë të ballafaqohen me pamjen e pakëndshme të rrënojave të shumta që lënë pas buldozerët e policisë ndërtimore. Shëmtia e ndërtimeve të prishura mbart një kosto të madhe tek operatorët turistikë dhe lë një shije të hidhur që dëmton reputacionin e vendit tonë te turistët ndërkombëtarë. Po ashtu duhet theksuar që shkatërrimet vënë në trysni të papërmbajtshme infrastrukturën e pushtetit lokal, që është tashmë e tejngarkuar prej turistëve. Në zonën bregdetare, popullsia shumëfishohet prej pushuesve, gjë që shton barrën e infrastrukturës lokale dhe shërbimeve bashkiake të pastrimit, ujësjellësit, trafikut etj. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo peshë e sezonit turistik, qeverisja vendore duhet të merret edhe me pastrimin e ndërtesave të shembura, transportimin jashtë zonave urbane të inerteve dhe rehabilitimin e hapësirave përreth.

Së treti shtrohet pyetja përse ka nevojë për shkatërrim, kur ka pasur mundësi për parandalim, përse përqendrohemi për kurim dhe jo profilaksi? A nuk ka ndonjë farë dhembshurie apo përgjegjësie kjo qeveri për paratë e qytetarëve taksapagues të çuara dëm nëpërmjet shkatërrimit. Përse nuk kanë bërë detyrën e tyre në kohë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, policitë bashkiake apo të tjera institucione shtetërore përgjegjësie që të identifikonin në kohë të gjitha ndërtimet pa leje?! Fundja, ndërtimet nuk janë si kontrabanda ku një makinë largohet nga dogana me shpejtësi pa u kontrolluar mirë, por janë objekte të palëvizshme që duan goxha kohë për të marrë formë. Pra, bien lehtë në sy. A kanë qenë këto institucione dhe punonjësit e tyre të angazhuara në fushatë si patronazhistë për të siguruar vota për partinë? Apo më keq akoma, a u është shkelur syri dhe a janë toleruar këto ndërtime pa leje për të siguruar vota? Dihet që pandëshkueshmëria apo imunitetit për shkeljet e ligjeve dhe rregullave përdoret prej dekadash si instrument elektoral në shërblim të votave.

Lidhur me këtë element të “fushatës” së radhës së qeverisë ngrihet një pikëpyetje e katërt akoma më e rëndësishme, që është prezenca e selektivitetit apo standardeve të dyfishta në ndërmarrjen e këtyre operacioneve të shkatërrimit. Fatkeqësisht, tendenca e shkatërrimit selektiv të ndërtimeve pa leje u demaskua rëndë publikisht me skandalin e shumëpërfolur të “Astirit” dhe protestat që e shoqëruan. Për më tepër që përgjimi i publikuar i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, hoqi çdo dyshim për tendencën abuzive të zbatimit selektiv të ligjit. Konkretisht, në atë përgjim u bë e qartë që 100 mijë qytetarë mbaheshin peng në procesin e legalizimit të pronave të tyre dhe kërcënoheshin me shkatërrim vetëm e vetëm për arsye elektorale.

Një ndër parimet thelbësore të filozofisë së të drejtës është që drejtësia selektive është një ndër format më të rënda të padrejtësisë. Jo më kot që prej antikitetit, perëndesha e drejtësisë portretizohej si e verbër, për ta zbatuar ligjin njësoj ndaj të gjithëve. Thënë ndryshe nëpërmjet alegorisë së “Fermës së Kafshëve” të George Orëell, për këtë qeveri “të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët”. Vështirë se ka gjë më të rëndë sesa kur drejtësia nga ku njerëzit presin zgjidhje, të shfrytëzohet si mjet represioni, shantazhi e kërcënimi. Lista e pikëpyetjeve mund të zgjasë shumë më tepër, por një tjetër që pyetje e pestë që të vjen në mendje e që vlen të theksohet është kjo qasja harbute, agresive e kriminalizuese e panevojshme ndaj ndërtuesve pa leje, sikur kanë kryer krime lufte. Këtu duhet sqaruar se pronarët e këtyre ndërtesave pa leje shpesh janë njerëz të thjeshtë, të cilët janë detyruar që t’i ndërtojnë këto shtëpi mbi tokën e tyre edhe pa marrë leje pasi bashkia dhe institucionet e tjera shtetërore ka qenë joefikase në administrimin e kërkesave të shtuara dhe nevojave zhvillimore.

Si pasojë e mungesës së vullnetit dhe aftësive të pushtetarëve të deritanishëm, por edhe i papërgjegjshmërisë e presioneve për korrupsion, kanë munguar planet urbanistike të detajuara që do mund ta zhvillonin në mënyrë të organizuar ndërtimtarinë. Këtu del edhe në pah hipokrizia e shtetit dhe institucioneve të tij ku nga njëra anë përpiqet të tërheqë investitorë të huaj në fushën e turizmit, madje duke ofruar edhe tokë shtetërore për investitorët strategjikë e nga ana tjetër shkel me këmbë qytetarët e vet që duan të investojnë mundin dhe djersën e akumuluar në pronën e tyre. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve barra morale dhe përgjegjësia duhet të vihet mbi institucionet shtetërore e jo mbi qytetarët që duan të investojnë mbi pronën e tyre. Prandaj, prania e ndërtimeve masive pa leje dhe organizimi i operacioneve publicitare për shkatërrimin e tyre duhet konsideruar më së shumti si një dështim i këtij shteti sesa si një mëkat i rëndë qytetarëve të thjeshtë.

Tags: Adri Nurellarindertimet pa lejeopinionQeveria

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post

10 shprehje nga Aldous Hokslei, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Fuqive bërthamore u bëhet thirrje për çarmatim

Fuqive bërthamore u bëhet thirrje për çarmatim

”Eksod” te Gjermania/ Pas tërheqjes së Kros, edhe 3 lojtarë drejt largimit

''Eksod'' te Gjermania/ Pas tërheqjes së Kros, edhe 3 lojtarë drejt largimit







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave
Analizë

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave

by mirseda
14:27 | 08/10/2025
0

Gjermania po përjeton një nga goditjet më të rënda ekonomike të viteve të fundit. Sipas një analize...

Manastirliu nis fushatë, takim me banorët e Tiranës: T’i kthejmë hapësirat e çliruara fëmijëve

Manastirliu nis fushatë, takim me banorët e Tiranës: T’i kthejmë hapësirat e çliruara fëmijëve

14:16 | 08/10/2025
Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

14:01 | 08/10/2025
PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

13:49 | 08/10/2025
Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com