Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat, theksoi se pas një periudhe një mujore, Task-Forca e ngritur nga katër Ministri kanë propozuar masën e revokimit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.
“Përfundon kontrolli i plotë i guroreve në Krujë, për 30 vite është shfrytëzuar pa asnjë kriter. Pas një periudhe një mujore, Task-Forca i ka provozuar katër ministrave masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitet në zonën e malit të Krujës”, deklaroi Klosi.
Gjithashtu, ministri Klosi tha se shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e kësaj zone, e cila është shfrytëzuar barbarisht.
Ndër të tjera, bëri me dije se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër.