Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Petkoviç: Nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Petkoviç: Nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

Nëse Prishtina nuk e zbaton detyrimin nga marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë, ka thënë, Petar Petkoviç, drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mbajtur në Beograd, Petkoviç paralajmëroi se Serbia do ta konsiderojë edhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Serbia po kërkon që Kosova të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Petkoviç nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (RFE) rreth afatit të fundit për Prishtinën, pas së cilit, Serbia do të heqë dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ai, gjithashtu nuk specifikoi hapat e ardhshëm të Serbisë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, është përgjegjësi e Bashkimit Evropian (BE) të ushtrojë presion mbi Prishtinën dhe të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, siç parashikohet nga Marrëveshja e Brukselit e muajit prill të vitit 2013.

“Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu”, tha Petkoviç.

Ndërsa Marko Gjuriç, drejtori aktual i Zyrës për Kosovën dhe ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, deklaroi se Serbia po përballet me kohë të vështira, sepse, siç tha ai, Prishtina po përpiqet të shkatërrojë dialogun.

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po bën një punë të madhe për të minuar përpjekjet për dialog. Edhe në të ardhmën Serbia do të angazhohet për dialog”, tha Gjuriç.

Çfarë ka thënë Hoti?

Më 12 tetor, kabineti i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Prishtina nuk do të pranojë negociata shtesë mbi krijimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

“Qeveria nuk do të pranojë diskutimin e kësaj teme në tryezën e bisedimeve, por do të respektojë detyrimet e marrëveshjes së arritur, të cilat më pas rregullohen nga Gjykata Kushtetuese”, thuhej në deklaratën e qeverisë.

Ky qëndrim i palës kosovare u bë i ditur në prag të vizitës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë, më 13 tetor.

Formimi i Asociacionit pritet të jetë temë kryesore në takimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Lajçak dhe Tomas Szunyog, kreu i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kanë thënë më parë se pala kosovare duhet të propozojë modalitete për mekanizmin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Çfarë thuhet në Marrëveshjen e Brukselit

Marrëveshja e Brukselit është dokumenti i parë mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilin të dyja palët e nënshkruan në Bruksel më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Nga gjithsej 15 pika, e para ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe. Aty thuhet “Do të ketë një bashkësi të komunave në të cilat serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo bashkësi tjetër, me kusht që anëtarët të bien dakord për këtë”.

Pesë pikat e ardhshme të dokumentit specifikojnë mënyrën e formimit të Asociacionit, bazuar në statut, parashikohet zgjedhja e Presidentit, zëvendës- presidentit, Asamblesë dhe Këshillit, si dhe kompetencat në bazë të së cilave Asociacioni do të ketë kontroll të plotë mbi zhvillimin ekonomik dhe rural, arsimin, shëndetësinë dhe urbanizëm.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës./REL/

Tags: asosacionikosovePetar Petkoviçserbi

TË LIDHURA

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian
Rajoni

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur
Rajoni

Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

09:38 | 11/12/2025
Next Post
“Zëri i Amerikës”: Shqipëria, numër rekord të prekurish nga Covid-19

“Zëri i Amerikës”: Shqipëria, numër rekord të prekurish nga Covid-19

Kim takon kryetaren e KPA, Shtylla: Mbështetja e ndërkombëtarëve e domosdoshme

Kim takon kryetaren e KPA, Shtylla: Mbështetja e ndërkombëtarëve e domosdoshme

Në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Nuredin Dumani dyshohet edhe për ekzektimin e Emiljano Ramazanit

Në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Nuredin Dumani dyshohet edhe për ekzektimin e Emiljano Ramazanit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com