Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Peter Handke dhe fuqia e mohimit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Peter Handke dhe fuqia e mohimit

Nga: Emir Suljagiç “Al Jazeera”

Unë kam një përvojë të shkurtër por intime me Stokholmin. Kam shkruar atje në dimrin e vitit 2000 librin tim të parë “Kartolina nga varri”, një rrëfim në vetë të parë i përvojës sime me gjenocidin në Srebrenicë. Kisha nevojë të largohesha nga Bosnja që të mund të shkruaja mbi të.

Ndaj kur e dashura ime suedeze-boshnjake, më ofroi të ndante me mua dhomën e saj të vogël në konviktin universitar, unë pranova. Ajo periudhë e jetës sime, karakterizohej nga një varfëri e madhe. Unë kisha mundësi vetëm të paguaja biletën e autobusit nga Sarajeva në Stokholm, një udhëtim që zgjati plot 72 orë, pasi shoferi merrte kontrabandë alkool përtej kufijve, ndaj i duhej të bënte ndalesa të shpeshta.

Unë lashë pas në Bosnje motrën dhe nënën time, në një shtëpi të braktisur serbe në periferi të Sarajevës. Sidomos nëna ime, nuk mund ta kuptonte atë që po bëja. U ndjeva fajtor që i lashë aty, sidomos kur shëtisja rrugëve të gjera të Stokholmit, ku gjithçka ishte e bollshme dhe plot shkëlqim.

Bota ime e brendshme, edhe 5 vite pas gjenocidit, ishte ende një vend shumë i errët, që kontrastonte me shkëlqimin e kryeqytetit suedez. U largova prej andej menjëherë pasi mbarova variantin fillestar të librit, dhe nuk u ktheva aty për 20 vjet radhë. Sot jam sërish në Stokholm, në përpjekje për të ruajtur kujtesën e Srebrenicës.

Jam këtu për të protestuar kundër vendimit të Akademisë Mbretërore Suedeze, për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë Peter Handkes, shkrimtarit austriak që e kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij, duke shpërfillur dhe mohuar hapur gjithçka që familja ime dhe unë, mes miliona të tjerëve, përjetuam në vitet 1990.

Mohimi i krimeve, është një akt i lidhur ngushtë me pushtetin. Individët, grupet, organizatat dhe madje edhe shoqëri të tëra, përfshihen në mohimin e një krimi për një arsye të thjeshtë:kanë mundësi ta bëjnë këtë. Në këtë mënyrë, ata i përjashtojnë viktimat e tyre nga universi i tyre moral, që përcakton krimin dhe dënimin.

Sipas kësaj logjike, asnjë krim nuk quhet i kryer nëse viktimat e kanë merituar atë. Prandaj, nuk duhet që të ketë ndëshkim. Me dhënien e çmimit të tij për letërsinë, Komiteti i Nobelit, i përjashtoi sërish boshnjakët nga universi moral evropian. Dhe ky vendim nuk ishte i rastësishëm.

Ajo është një shenjë e ndryshimit të qëndrimin evropian ndaj Bosnjës, dhe ndaj myslimanëve në përgjithësi. Tmerret që u zbuluan nga gjyqet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë, detyruan tërheqjen e përkohshme në prapaskenë të disa prej elementëve më virulentë të politikës evropiane, që po relativizonin krimet e luftës.

Gjatë luftës, këta anëtarë të elitës politike evropiane, justifikuan vazhdimisht masakrat ndaj boshnjakëve, duke e paraqitur gjenocidin si një operacion të kryer nga një “ushtri profesioniste” kundër një populli që nuk i përket Evropës. Zyrtarët britanikë iu referuan genocidit si “një restaurimi i dhimbshëm, por realist i Evropës së Krishterë”, ndërsa ndërmjetësit ndërkombëtarë vazhduan të përfshihen në negociata me Ratko Mlladiçin, komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, gjatë gjithë korrikut të vitit 1995, madje edhe në kohën kur po kryhej gjenocidi në Srebrenicë.

Pra Handke, nuk ishte një shmangie nga rregulli i viteve 1990. Ai ishte një nga figurat e tjera të njohura evropiane, që kishte një axhendë identike. Dhe ky grupim politik, nuk është zhdukur nga skena. Retorika e tyre nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, i gjithë diskursi i ndërtuar në vitet 1990 për këtë qëllim, është ende i njëjtë.

Mjafton të shohësh retorikën e fundit që vjen nga nivelet më të larta të politikës franceze, dhe që  e përshkruan “Bosnjën myslimane” si një “bombë me sahat” të ekstremizmit xhihadist, për të parë paralelet alarmante të gjuhës së përdorur nga arkitektët e gjenocidit boshnjak në fillim të viteve 1990.

Vendimi për t’i dhënë Handkes Çmimin Nobel për Letërsinë, pasqyron me besnikëri atë që kam parë në sjelljen dhe veprimet e zyrtarëve të OKB-së, si dhe paqeruajtësve të saj gjatë genocidit në Srebrenicë. Unë punoja si përkthyes në OKB që nga maji i vitit 1993, kur “zona e sigurt” e OKB-së në Srebrenicë ra nën kontrollin e forcave serbe të udhëhequra nga Mladiç në korrikun e vitit 1995.

Kur serbët nisën të ndanin burrat nga familjet e tyre, zyrtarët e OKB dhe paqeruajtësit holandezë, e cilësuan normale, pasi ata duhej të verifikoheshin mos ishin përgjegjës “për krime lufte”. Mbaj mend që i paralajmërova disa herë më zë të lartë:”Ata do t’i vrasin që të gjithë!”, teksa u injorova dhe u shtyva tej me forcë.

Disa ditë më vonë, pashë një konferencë shtypi të zyrtarëve të OKB dhe disa oficerëve holandezë. Një zyrtar i OKB, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me dëbimin e boshnjakëve tha:”Populli dëshiron të largohet vetë, serbët vetëm sa po u sigurojnë autobusët!”.

Ai ishte jo një shtrembërim i plotë i realitetit, që ishte një dëbim i detyruar, por duke fshehur një detaj të rëndësishëm:shumë prej autobusëve të siguruar nga serbët, nga ata që transportonin burra, nuk ishin menduar kurrë të shkonin në Kladanj.

Burrat e futur në ato autobusë nuk u panë më kurrë të gjallë. Ata u dërguan në vende të largëta dhe u ekzekutuan. Gjenocidi kishte filluar, por OKB0ja dhe “paqeruajtësit” ishte ende në fazën e mohimit të tij. Ashtu si sot. Ngjashëm, edhe Komiteti i Çmimit Nobel e mohon gjenocidin.

Në një seri letrash të datës 15 nëntor, drejtuar mediave dhe të mbijetuarve në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, Komiteti pretendon se “duhet të ketë hapësirë ​​për mendime të ndryshme nga shkrimtarët, dhe se duhet të ketë hapësirë ​​për interpretime të ndryshme të arsyeshme të veprave të tyre letrare” .

Disa nga “mendimet ndryshe” dhe “interpretimet e arsyeshme” që ofrohen në veprën e Handkes, përfshijnë sugjerime se bombardimi i tregut Markale në Sarajevë nga serbët, ishte në fakt vepër e myslimanëve boshnjakë. Se myslimanët boshnjakë e përdorën disi masakrën e më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të tyre në Srebrenicë për interes të tyre; se është e padrejtë t’i referohemi serbëve si “agresorë” në konflikt; dhe se myslimanët e Bosnjës nuk janë në fakt një popull real.

Mohimi i gjenocidit nga Handke, është një shtrirje logjike politike e injorancës dhe indiferencës që shoqëronte “arsyetimet” e zyrtarëve të OKB dhe ata holandezë, që unë i kam dëgjuar që në vitin 1995. Mohimi është pjesë e procesit, që dikton në radhë të parë kontekstin e gjenocidit.

Viktimat duhet të shihen në të njëjtën mënyrë siç janë ndërtuar dhe imagjinuar para vrasjes:si më pak se sa njerëzorë, dhe që e meritojnë fatin e tyre tragjik. Forma më e dukshme e mohimit, është varrosja në një varr masiv pa asnjë shënim.

Ajo që nuk shihet, nuk flitet ose nuk mbahet mend. Në tetor të këtij viti, Komiteti i Nobelit, dha verdiktin përfundimtar mbi vendin tonë në kujtesën evropiane:ne jemi të padukshëm dhe të harruar, dhimbjen dhe të vërtetën tonë na e mohuan. Jo, bota e jashtme nuk bëri thjesht sehir gjatë gjenocidit boshnjak. Ajo e “racionalizoi” dhe e mohoi përvojën tone. Dhe për më tepër, po vazhdon ta bëjë ende këtë gjë./TIRANA TODAY

Tags: fuqia e mohimitNobelPeter Handke

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
Tërmeti/ Rama mbledh ambasadorët: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të rritet

Tërmeti/ Rama mbledh ambasadorët: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të rritet

Dy fjalë për sulmin e padenjë që po i bëhet sot Arbër Hajdarit

Dy fjalë për sulmin e padenjë që po i bëhet sot Arbër Hajdarit

Tërmeti/ Ambasadori i Izraelit: Populli ynë hebre i detyrohet shumë shqiptarëve

Tërmeti/ Ambasadori i Izraelit: Populli ynë hebre i detyrohet shumë shqiptarëve

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com