Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pesë teoritë e reja konspirative, të cilat shkenca provoi se ishin të gabuara

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pesë teoritë e reja konspirative, të cilat shkenca provoi se ishin të gabuara

Nga Ed Brown

“Newsweek”

Teoritë e konspiracionit ekzistojnë prej dekadash. Disa kanë tendencën të rezistojnë(dhe zhvillohen) më shumë se të tjerat. Vitet e fundit, sidomos pas shfaqjes së pandemisë së Covid-19, janë shfaqur edhe teori të reja. “Newsweek“ ka përpiluar një listë të teorive të reja konspirative, të cilat janë përgënjeshtruar nga argumentet shkencore.

A e bëjnë magnetik trupin e njeriut vaksinat anti-Covid?

Një nga teoritë konspirative më të përhapura që nga fillimi i pandemisë, është se njëri nga efektet anësore të vaksinave kundër Covid-19 është magnetizimi i trupave të njerëzve. Ky dezinformim është përhapur pjesërisht nga videot në mediat sociale, ku disa njerëz që thoshin se ishin të vaksinuar, ngjisnin në krahë sende metalike si monedhat, duke pretenduar se këtë efekt e kishte shkaktuar vaksina.

Një version i teorisë pretendon se magnetizmi iu shtua vaksinave në mënyrë që përbërësit e saj të lëvizin nëpër trup. Por kjo teori konspirative u kundërshtua gjerësisht. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ekspertët në SHBA, deklaroi se vaksinat ndaj Covid-19 nuk përmbajnë metale apo ndonjë përbërës që do të prodhonte një fushë magnetike.

Dr. Karl Fihtenbaum, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Sinsinatit, tha se nëse vaksinat do të kishin një efekt magnetizues, kjo do të ishte vënë re që në testet e hershme klinike.

A e shkakton Covid-in rrjeti 5G?

Thelbi i kësaj teorie është se sinjalet e telefonisë celulare 5G të dërguara nga antenat përkatëse janë në fakt shkaku i pandemisë aktuale. Sipas kësaj teorie antenat me valët 5 G, mund të shkaktojnë Covid-19 duke shtypur sistemin imunitar ose duke e përhapur SARS-CoV-2 nëpërmjet valëve të radios.

Por sipas asaj që ka raportuar portali i njohur i kontrollit të fakteve “Full Fact”, asnjë pretendim i tillë nuk mbështetet mbi prova, dhe se pandemia e koronavirusit po prek edhe vendet që nuk kanë asnjë infrastrukturë të rrjetit 5G. Dr.Simon Klark, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Ridingut në Britani deklaroi në prill se kjo teori është një gënjeshtër e madhe.

Sipas tij sistemi imunitar i njerëzve mund të dëmtohet nga të gjitha llojet e gjërave,përfshirë të qenit i lodhur apo pa pasur një dietë të mirë ushqimore. Përveç kësaj, valët 5G renditen në fundin e spektrit elektromagnetik, dhe janë më pak të fuqishme sesa drita ose rrezet e diellit. Ato nuk janë aq të fortë sa të dëmtojnë qelizat.

A shkaktojnë kancer parqet e gjeneratorëve që punojnë përmes erës?

Kjo teori është propaganduar pjesërisht edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur në një tubim për mbledhjen e fondeve të fushatës në vitin 2019, ai u tha të pranishmëve:“Nëse keni një turbinë të erës diku afër shtëpisë tuaj, vlera e shtëpisë tuaj do bjerë automatikisht me 75 për qind. Dhe ata thonë se zhurma e tyre shkakton kancer”.

Por po atë vit Shoqata Amerikane e Kancerit tha për “NewYork Times” se nuk ishte në dijeni të ndonjë prove të besueshme që lidh zhurmën e turbinave me kancerin. Efektet shëndetësore negative nga pajisje të tilla janë debatuar edhe me herët. Termi jozyrtar “Sindromi i Turbinës së Erës” i referohet simptomave si mungesa e gjumit dhe lodhja mendore për ata që jetojnë më pak se 2 kilometra larg turbinave të erës. Po kjo sindromë nuk njihet si një gjendje aktuale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA.

A po zhvillon Pentagoni një mikroçip që gjurmon Covid-in?

Në fillim të këtij viti u pretendua se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po prodhonte një çip që ndjen praninë e Covid-it dhe që mund të injektohej në trup. Këto pretendime lidheshin me komentet e bëra nga Met Hepbërn, një mjek ushtarak që ka punuar më herët për DARPA-n, Agjencinë Amerikane të Projekteve të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes.

Por Hepbërn tha më pas për “Newsweek”se intervista e tij ishte keqkuptuar dhe sipas tij nuk ka asnjë mikroçip apo gjëra të ngjashme. Sipas Hepbërn, teknologjia është në fakt  një hidroxhel që rrit ndjeshmërinë ndaj laktatit të indeve nën lëkurë, gjë që mund të tregojë nëse dikush do të sëmuret.

A jetuan njerëzit dikur në Mars dhe e shkatërruan atë?

Kjo teori u parashtrua nëpërmes një video të postuar të TikTok, e cila u pa nga qindra mijëra njerëz. Kjo teori pretendon se Marsi është i kuq për shkak të pluhurit nga shpërthimet bërthamore, dhe se ka prova që dikur në këtë planet ka pasur ujë, i cili është tharë nga  njerëzit që kanë banuar dikur atje.

Por edhe kjo teori rrëzohet për shkak të afateve kohore. Fosilet e njerëzve të hershëm në Afrikë datojnë nga 6 milionë deri në 2 milionë vjet më parë, ndërsa nga studimet rezulton se Marsi ka pasur ujë miliarda vjet më parë. Për më tepër, Marsi është i kuq pasi sipërfaqja është e mbuluar me oksid hekuri, i njohur zakonisht si ndryshk, dhe jo me pluhur bërthamor. /bota.al

Tags: mikrocipTeoritë e konspiracionitvaksinat anti-Covid

TË LIDHURA

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar
Bota

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

21:03 | 03/07/2025
Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror
Bota

Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

20:32 | 03/07/2025
Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur
Bota

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

18:53 | 03/07/2025
Next Post
Abuzuan me të miturën, Gjykata jep vendimin për 5 autorët në Mirditë

Breshëri kallashnikovi 25-vjeçarit, 10 vite burg autorit

Tensionohet situata brenda PD/Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data

Tensionohet situata brenda PD/Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data

Ish-gjyqtari Daci: “Falsifikimi intelektual” nuk ekziston!

Ish-gjyqtari Daci: "Falsifikimi intelektual" nuk ekziston!

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com