Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestë kombëtare në datën 8 janar para selisë së PD-së. Në njoftimin e shpërndarë për media, Berisha ka bërë me dije se protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00.
Njoftimi për protestë nga ana e Berishës për mbështetësit e tij vjen një ditë pasi Basha ndryshoi selinë blu, duke veshur me logo dhe flamuj të partisë dyert dhe dritaret e godinës.
Godina e PD është bërë me dyer të blinduara dhe me kangjella hekuri në pjesën e brendshme. Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 janar Bashës, që të lironte paqësisht zyrën e tij.