Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pesë organizata dënojnë zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Pesë organizata dënojnë zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA

Pesë organizata pjesëmarrëse në platformën e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias deklaruan të martën se janë “thellësisht të shqetësuara” për shkak të zgjedhjes nga parlamenti shqiptar i një bashkëpunëtoreje të ngushtë të Partisë Socialiste në postin e kryetares së bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët zgjodhi Armela Krasniqin si kryetare të AMA më 7 korrik mes protestave vendëse dhe ndërkombëtare.

“Organizatat tona kanë shqetësime serioze në lidhje me paanësinë e kryetares së re, e cila është një bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit Edi Rama dhe ka punuar më herët si drejtoreshë komunikimi mes viteve 2013 dhe 2017 për të,” thuhet në deklaratën e firmosur nga organizatat: ARTICLE 19, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ)International Press Institute (IPI) dhe Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT).

Sipas organizatave, Krasniqi ka punuar për Partinë Socialiste për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe aktualisht drejton agjencinë shtetërore të lajmeve, e cila është akuzuar për anësi politike.

“Udhëheqësia e pavarur e organeve të tilla rregullatore është me rëndësi vendimtare në ruajtjen e besimit të publikut në panoramën mediatike dhe në fuqizimin e standardeve profesionale,” shkruhet në deklaratë.

“Emërimi i një figure partizane me lidhje të vjetra me partinë në pushtet, në mungesë të votave të opozitës në parlament, rrezikon seriozisht të minojë besueshmërinë dhe ligjshmërinë e AMA si dhe besimin e shqiptarëve në ekosistemin e medias,” vijon më tej deklarata.

Votimi i socialistëve në parlament më 7 korrik zgjodhi Krasniqin pavarësisht kundërshtive të shprehura publikisht nga Zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë, nga OSBE dhe nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Organizatat theksojnë gjithashtu se qeveria nuk është tërhequr zyrtarisht nga e ashtuquajtura “paketë anti-shpifje”, e cila vijon të jetë në axhendën parlamentare pavarësisht se publikisht kryeministri Edi Rama ka deklaruar tërheqjen prej asaj nisme.

Shqipëria filloi të ndërtojë sistemin demokratik me kufizime dhe balanca në ushtrimin e pushtetit pas miratimit të kushtetutës së vitit 1998. Sistemi në fjalë nënkupton ekzistencën e gjykatave dhe prokurorive të pavarura, si dhe të institucioneve rregullatorë që kontrollojnë tregje sensitive si bankat, sigurimet, media audiovizive apo energjinë.

Në përgjithësi, kriteri i pavarësisë politike është respektuar në mënyrë formale në zgjedhjet e institucioneve të ndryshme të pavarura gjatë dy dekadave të fundit, ndonëse anëtarët e bordeve të tilla njihen dhe perceptohen gjerësisht si njerëz me anësi të qartë politike. Situata duket se është drejt përkeqësimit gjatë viteve të fundit, ku persona me lidhje shumë të ngushta politike janë zgjedhur nga socialistët në pozicione rregullatore, por zgjedhja e Krasniqit në krye të AMA duket se përbën një rekord të ri negativ.

Sipas organizatave, “ka rëndësi thelbësore që kur faza e dytë e procesit përzgjedhës për bordin e AMA të fillojë në shtator, të gjitha partitë politike të veprojnë në përputhje me interesin publik përmes prioritizimit të ekspertizës profesionale dhe pavarësisë përkundrejt besnikërisë partizane kur të zgjedhin kandidatët.”

“Organizatat tona do të vijojnë të monitorojnë situatën nga afër.”

Të martën, në një deklaratë më vete, Reporterët pa Kufi dënuan gjithashtu zgjedhjen e Krasniqit duke e konsideruar atë “arrogancë pushteti”./BIRN

Tags: AMAarmela kransiqikryetare

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Teuta e pafuqishme në Champions League, Sheriff Tiraspol fiton sfidën e dytë

Teuta e pafuqishme në Champions League, Sheriff Tiraspol fiton sfidën e dytë

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet, maturantët në klasa

Varianti Delta, Rakacolli: Kemi dyshime të forta që është i pranishëm në vend

Presidenti Biden në mbrojtje të së drejtës së votës

Presidenti Biden në mbrojtje të së drejtës së votës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com