Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përvjetori, Vlora Çitaku sjell faktet historike: Ja miti që theu Shote Galica!

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Përvjetori, Vlora Çitaku sjell faktet historike: Ja miti që theu Shote Galica!

Vlora Çitaku, një nga gratë më të njohura në politikën shqiptare, e cila ka qenë aktive në politikën qeveritare në Kosovë, diplomate e nivelit të lartë në Uashington dhe OKB, e sot nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka përkujtuar sot Shote Galicën e cila ka përvjetorin e lindjes.

Sipas Çitakut, heroina është një fenomen atipik i imponimit të gruas në jetën luftarake që dominohej nga burrat, më shumë nga aftësitë e saj sesa nga ndonjë lëshim që i është bërë qoftë nga i shoqi Azemi apo të tjerë. Shota, e njohur me emrin Sala Ahmetaj, mbahet mend si një qitëse snajpere e pagabueshme, supervizionare në strategjitë luftarake dhe trime e cartur.

Vendin ajo e fitoi vetem nga aftesite, çka i linte prapa të gjithë luftëtarët e çetës së Drenicës. Shpesh herë, shkruhet në kujtime apo thuhet në gojëdhëna, se i shoqi Azem Bejtja u nxeh shumë kur Shota futej në garë qitje, pasi nuk diskutohej që zinte vendin e parë.

Postimi i Çitakut

Shotë Galica, e lindur me 10 Nëntor 1895 në Radishevë.
Sala Ahmetaj:
“Sot oda demokratike nuk mund të krahasohet e as të jetoj me konceptin e odës traditë që ka qenë i vetmi institution moral e shoqëror. Shota duhe hyrë në odë aty ky hynin vetëm burrat nuk është bërë burrërore, por trime, e dinjititeshme dhe luftëtare që sfidoi një kod moral që favorizonte vetëm një gjini.

Ajo hyri për të treguar se vlerat morale, etike nuk kanë gjini, sepse siç mund të ketë një grua trime, të guxishme, e të ndershme mund të ketë edhe një burrë qyqyar ose frikacak. Pra vlerat dhe dhuntitë janë tipare njerëzore.
Prandaj le të na sherbejë Shota si metaforë e forces dhe e guximit dhe e ruajtjes së vlerave të mirëfillta nga plazmimet kulturore që po e shpërfytyrojnë gruan tone dhe po e lëndojnë qenien e saj.

Ne nuk jemi me ndërgjegje të qetë se mirënjohjen për ty nuk e kemi të mjaftueshme. Por, e di se do t’na falësh sepse drama jonë ka vazhduar gjatë dhe ende nuk jemi këndellur. Edhe Radishevën tënde, Drenicën dhe tërë Kosovën e kanë vrarë dhe plagosur shumë herë. Kullat janë rrënuar e janë ringritur përsëri.

Por, përveç kësaj pabarazia gjinore ende po na e zë frymën. Kurse madhështia e figurës sate nuk po ka vend për ndonjë monument ose memorial për ty, as për ndonjë emërtim të ndonjë institucioni të lartë arsimor ose ushtarak. E ti Shotë edhe pas një shekulli ke mbetur e re siç ke qenë. E tillë do të mbetesh gjithmonë, vetëm 32 vjeçe, e bukur, pa asnjë rrudhë. Dhe sa herë që Kosova do të ketë nevojë për frymezim, për vizion e për gjak të ri, rruzat e kuqe do t’i marrë nga ti. Jim Morrison shkruan “ Në qoftëse një ditë do të zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose diell je ti vetë ose ke vdekur”. Ti Shotë je vetë Dielli. “

 

Tags: shote galicaVlora Çitaku

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
60% e të punësuarve në Shqipëri të pakënaqur njësoj si më 2019, administrata më e stresuar

60% e të punësuarve në Shqipëri të pakënaqur njësoj si më 2019, administrata më e stresuar

Veprime të pahijshme e fjalor banal, ja çfarë thonë Bujar Leskaj dhe Edi Paloka

Veprime të pahijshme e fjalor banal, ja çfarë thonë Bujar Leskaj dhe Edi Paloka

53% e punonjësve në kërkim të punës jashtë, 25% planifikojnë të ikin brenda vitit

53% e punonjësve në kërkim të punës jashtë, 25% planifikojnë të ikin brenda vitit







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com