Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përtej euforisë së një proteste

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Përtej euforisë së një proteste

Nga Jonila Godole

Studentët në protesta gjithmonë e kanë çuar shoqërinë shqiptare një hap më përpara, historia shqiptare e ka treguar këtë. Megjithëse një nga kërkesat e studenteve u miratua sot nga Ministria, lista e problemeve që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme është shumë më e gjatë se katër pikat që ngrenë ata.

Më kujton pak protestën e studentëve më 8 dhjetor 1990, ku ata kërkuan fillimisht përmirësim të kushteve ekonomike (njësoj si studentët tani kërkojnë heqje tarife dhe përmirësim të konvikteve), por jo rrëzim të regjimit komunist, madje edhe i mbështetën me naivitet reformat, gjoja, “demokratike” të Ramiz Alisë. Shumë më vonë, pasi u siguruan të gjitha palët se komunizmi kishte rënë përfundimisht, skema ndryshoi: me hir apo me pahir, protesta mori nota politike për ndryshimin e sistemit, edhe pse fatkeqësisht nuk mundi ta rrëzojë dot atë plotësisht.

Protesta, edhe pse e mbështes fuqimisht, tregon fatkeqësisht se ne shqiptarët ngrihemi në këmbë vetëm kur na prekin te “leku”. Ngrihemi për tarifën, nuk ngrihemi për kapjen e sistemit arsimor nga politika dhe mediokriteti, për korrupsionin; për paralizimin e kërkimit shkencor në të gjitha instancat e saj, pasojat e të cilit i kanë mbi supe nxënësit, studentët dhe gjithë shoqëria; nuk ngrihemi për fenomenin e plagjiaturës, që ka pllakosur pedagogë e studentë. Nga ana tjetër, nuk ngrihemi për mbushjen e auditorëve me analfabetë që vetëm me shkollën nuk kanë lidhje, por politika sa finoke aq edhe mendjeshkurtër i rras nëpër fakultete për të ulur fiktivisht statistikat e punësimit të rinisë. Për mungesën e shkollave të mesme profesionale, që do të shfrynte shifrën e kandidatëve të denjë për universitet; për kushtet barbare në të cilat zhvillohet ora e mësimit – klimaterike dhe teknike; për dhunimin e mendimit të lirë të rinisë nëpër auditorë nga mendësitë e ngushta të profesorëve, duke përgatitur vit pas viti qenie robotike, që nuk dinë të mendojnë, ose qenie oportuniste që zor se do sjellin ndryshim në fushën ku do punojnë. Nuk ngrihemi për të mbrojtur studentin e talentuar që braktis vendin se këtu punën e gjen me mik më kollaj shoku i tij që nuk njeh as auditor dhe as mësim etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj…

Me pak fjalë: Protesta e studentëve sot është një shenjë e mirë se na zgjon nga plogështia dhe na kujton ne si shoqëri civile dhe institucioneve të tjera sa shumë gjëra nuk shkojnë në këtë vend, ku politika vazhdon të jetë pa vizion dhe për më keq e kthyer kundër qytetarëve të saj. Por, euforia nuk duhet të na marrë mendjen që të mos ngremë kërkesa më afatgjata, përtej interesit të ngushtë material, nëse duam të ndryshojmë vërtetë diçka për veten sot dhe të tjerët pas nesh.

Tags: AnalizeeuforiseJonila Godolepërtejprotestaa

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Dorëzohet Vuçiç: S’kam ndërmend të futem në luftë me Kosovën!

Dorëzohet Vuçiç: S'kam ndërmend të futem në luftë me Kosovën!

Studentët sërish nesër në protestë: Mos u bashkoni me PD-në!

Studentët sërish nesër në protestë: Mos u bashkoni me PD-në!

Zbukurimet e sheshit “Skënderbej” nuk janë pema dhe dritat, çfarë ju ka shpëtuar

Zbukurimet e sheshit “Skënderbej” nuk janë pema dhe dritat, çfarë ju ka shpëtuar







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?
Showbizz

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

by mirseda
21:24 | 26/02/2026
0

Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm...

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Rama shkarkon Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre!

Rama shkarkon Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre!

20:08 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com