Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Personazhe LGBT edhe në filmat vizatimorë për fëmijët

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Personazhe LGBT edhe në filmat vizatimorë për fëmijët

Nga Claudio Rossi Marcelli “Internazionale”/Në pamje të parë mund të duket si një skenë e zakonshme filmash vizatimorë: protagonisti i vogël mezi pret një mikun e tij, që duhet të shkojë të flejë tek ai. Kur hapet dera, aty është fëmija i shoqëruar nga prindërit e tij, dy tipa super mbrojtës që iu japin të dyve rekomandime qesharake.

Mund të duket si një skenë e çfarëdollojshme, por nuk është e tillë: të dy prindërit janë dy burra, dhe për më tepër të martuar, siç dëshmohet nga fakti se protagonisti i vogël i përshëndet ata duke i quajtur Zoti dhe Zoti McBride.

Episodi i filmit “Në shtëpinë Loud”, i transmetuar në kanalin “Nickelodeon” në vende të ndryshme, duke përfshirë Italinë, në verën e vitit 2016, ishte hera e parë kur shfaqej një çift gay në një film vizatimor për fëmijët. Nuk është rastësi që autorët ishin siguruar që protagonisti i vogël i filmit, të thoshte para se të hapte derën: “Ok, është koha për të ndryshuar historinë!”

Në të kaluarën, shumë personazhe fëmijësh, kanë shkaktuar debate mbi homoseksualitetin e tyre të fshehtë, edhe kur ka pasur një përgënjeshtrim zyrtar nga ana e producentëve të tyre.

Në disa raste, siç është personazhi i Piperita Patty nga seriali “Peanuts” apo Velma nga “Scooby-Doo”, fakti që ato nuk përfaqësojnë modelin e një feminiliteti të standardizuar, i ka bërë ato ikona lesbike. Pastaj janë Bert dhe Ernie, miqtë e pandashëm të programit mitik me kukulla “Sesam Street”. Marrëdhënia e tyre e dyshuar romantike, është diskutuar aq shumë kohët e fundit në opinionin publik, sa që një kuzhinier homofobik nga Irlanda e Veriut, refuzoi të vendosë imazhin e tyre në një tortë dasme.

Edhe i dashuri “Twinkly Winky”, një nga personazhet e “Teletubbies”, ishte objekt i një fushate të ashpër kundër nga e djathta religjioze amerikane. Në një artikull me titull “Paralajmërim për prindërit: Twinky Winky po zbulojnë prirjen e tij homoseksuale”, të rimarrë nga shumë media të tjera, Reverendi Jerry Falwell shkroi: “E purpurta – ngjyra e krenarisë së gay-ve – dhe antena e tij është në formë e trekëndëshit – simbol i krenarisë homoseksuale”. Por mbi të gjitha ka një detaj që nuk do lë vendin asnjë dyshimi: Twinky Winky, mban gjithmonë me vete një qese të vogël me bojë të kuqe.

Tjetër diskutim është ai që bëhet mbi personazhet e animuara japoneze, nga princeshat transvestite si princesha si Ledi Oscar apo Zafiri, deri në personazhe transgjinorë të pranishëm në seri të ndryshme televizive si Ranma apo Sailor Moon, ku transformimi tipik i protagonistëve nga një identitet në tjetrin, përfshin gjithashtu edhe kalimin nga një gjini në tjetrën.

Edhe pse asnjë kulturë tjetër nuk i ka ekspozuar fëmijët e saj ndaj një numri të tillë personazhesh seksualisht të paqartë, do të ishte gjithsesi e sforcuar të mendohej se Japonia është përpara në prezantimin e e karaktereve LGBT tek fëmijët, pasi fluiditeti i personazheve të saj, është i rrënjosur në tradita të veçanta lokale, siç është për shembull teatri Takarazuka, dhe që ka pak të bëjë me afirmimin e të drejtave civile në Perëndim.

Në vitet nëntëdhjetë ishte radha e Ken, të fejuarit të përjetshëm të Barbie, që u bë një ikonë e homoseksualëve. Modeli quhej “Keni me vathin magjik”, i cili me flokët e stiluar, këmishën transparente, jelekun prej lëkure ngjyrë vjollcë – ngjyrën e krenanisë së komunitetit LGBT, që Reverendit Falwell i dukej si stereotipi i një gay që frekuenton diskotekat.

Kompania Mattel, e cila kishte prodhuar këtë lloj kukulle me synim rinovimin imazhit të saj, kreu atë që autori Matt Haig e quajti një nga gabimet më rënda në historinë e marketingut: në fakt, kukulla shënoi shitje marramendëse, por ata që blinin nuk qenë vajzat e vogla, por meshkujt e rritur. Dhe në fund “Mattel” vendosi ta tërhiqte kukullën nga tregu, për t’i shpëtuar keqkuptimeve të sikletshme.

Por sot, pas një çerek shekulli, qëndrimi i “Mattel” ka filluar të ndryshojë dhe pak ditë më parë Barbie, që ka një llogari zyrtare në Instagram , u shfaq me një T-shirt në favor të martesave mes të njëjtit seks, mbi të cilën ishte shkruar mbishkrimi ylber “Dashuria fiton!”. Përshtati Tirana Today

Tags: fëmijëfilma vizatimoreLGBTpersonazhe

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit

Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit

101 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet pranë kufirit 50 vjeçari grek

101 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet pranë kufirit 50 vjeçari grek

Tifozi special që mbështeti Partizanin përballë Vllaznisë

Tifozi special që mbështeti Partizanin përballë Vllaznisë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com