Jo vetëm masakrat, por edhe aksidentet tragjike duket sikur janë të pashmangshme për vendin tonë. Pas tragjedisë së ndodhur në Kodër Kamzë, në Tiranë, duket se kjo ngjarje po përjetohet sërish.
Një shofere ngatërroi frenat me gazin dhe shkaktoi dy viktima, mes tyre një vajzë 7-vjeçare, si dhe plagosi nënën e saj dhe motrën një vit më të vogël.
E ndërsa sot, një mjet ka përplasur për vdekje një fëmije të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Divjakës, rreth orës 17.10 minuta, siç raporton policia lokale.
Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga 35-vjeçarja me inicialet M.M., ka përplasur për vdekje fëmijën 6-vjeç.
I mituri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më vonë, nga plagët e rënda.
Drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndërsa tashmë po kryhen veprimet proceduriale.