Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Përse pesëshja e BE-së, vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Përse pesëshja e BE-së, vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nga: Craig Turp-Balazs “Emerging Europe”

Vendimi i Izraelit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ka risjellë sërish në qendër të vëmendjes 5 vendet e BE-së, të cilat refuzojnë t`a njohin pavarësinë e saj. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl,reagoi këtë javë pas lajmit se Izraeli do t`a njohë Kosovën si një vend të pavarur, duke thënë se ky ishte një mesazh për 5 vendet e BE-së të cilat nuk e kanë bërë nde këtë gjë.

Sipas Ministres së Jashtme të përkohshme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, Izraeli e çon në 117 numrin e vendeve në botë që e njohin aktualisht shtetin e ri, i cili e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, 9 vjet pasi NATO zhvilloi një fushatë bombardimesh ajrore 78-ditore për të ndalur spastrimin etnik të popullatës me shumicë shqiptare të Kosovës.

Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mes tyre SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Ndërkohë Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina, (dhe aleatët e tyre nga ana tjetër), refuzojnë që ta bëjnë këtë.

Pastaj janë edhe 5 vendet e Bashkimit Evropian:Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja. Pse asnjë prej tyre nuk është aleat i ngushtë i Serbisë. Madje Rumania e lejoi NATO-n në vitin 1999 t`a përdorte hapësirën e saj ajrore gjatë fushatës së bombardimeve, edhe pse në atë kohë Bukureshti nuk ishte anëtar i NATO-s.

Për të pestë vendet, çështja e pavarësisë së Kosovës, nuk ka të bëjë me Kosovën në vetvete. Por është një çështje e politikës lokale. Ndoshta motivi më i njohur për mosnjohjen e pavarësisë nga ana e Spanjës është provinca e saj e Katalonjës, së cilës nuk dëshiron t’i japë asnjë shkas për lëvizjen e saj separatiste.

Madje në 2018, kryeministri i atëhershëm i Spanjës Mariano Rahoj, arriti deri atje sa të refuzonte të merrte pjesë në një samit BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në kryeqytetin Bullgar, Sofje, duke pretenduar se prania e Kosovës në samit ishte e papranueshme.

Samiti u zhvillua më pak se një vit pasi Katalonia mbajti një referendum për pavarësi, të cilën Madrid u përpoq t`a pengonte. Deklarata e mëvonshme e pavarësisë së Katalonjës, u injorua nga bashkësia ndërkombëtare, dhe shumë nga udhëheqësit e saj u burgosën.

Ndërsa zyrtarisht qëndrimi i Spanjës mbetet i njëjtë, ai mund të jetë duke u zbutur. Madridi deklaroi vitin e kaluar se nuk do t`a kishte problem njohjen e Kosovës nëse kjo do të bëhej me një marrëveshje me Serbinë. Spanja ka pranuar gjithashtu të përballet me Kosovën në eliminatoret e kampionatit botëror.

Edhe kundërshtimi i Qipros ndaj pavarësinë e Kosovës bazohet në arsye të ngjashme, përkatësisht nga pushtimi i vazhdueshëm turk në 1/3e ishullit, që përbën Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), të krijuar pas një grushti shteti të vitit 1974,përmes të cilit Turqia u përpoq të aneksonte ishullin nga Greqia.

Edhe Qipro e kushtëzon njohjen me arritjen e një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, dhe të miratuar nga Kombet e Bashkuara. Qëndrimi i Athinës ndaj Kosovës është i njëjtë me atë të Qipros. Athina ka një ambasadë jozyrtare në Prishtinë, të njohur si Zyra Ndërlidhëse Greke, dhe zyrtarët grekë kanë deklaruar në shumë raste se zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi është jetike për integrimin e të dyjave në Bashkimit Evropian.

Më pak të qarta dhe pa dyshim shumë më të vështira për t’u justifikuar, janë kundërshtimet e Sllovakisë dhe Rumanisë, edhe pse prania në të dyja vendete pakicave të mëdha etnike hungareze, mund të jetë një lloj arsyeje, sipas Milan Niç, kreu i Qendrës Robert Bosh për Evropën Qendrore dhe Lindore, Rusinë dhe Azinë Qendrore.

Në një artikull të vitit 2018 të botuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) Niç shkroi:“Sllovakia ka një ndjeshmëri të madhe historike ndaj çështjeve të kufijve, dhe shkëputjes së pakicave etnike. Ajo shkon thellë në kohë, që nga shpërbërja e monarkisë Austro-Hungareze në periudhën 1918-20, kur Sllovakia u krijua për herë të parë si shtet me një territor që përfshinte rajone etnike hungareze në jug të vendit”.

Gjithsesi Bratislava ka qenë e gatshme të angazhohet me Prishtinën. Ajo ka një seli diplopmatike në Kosovë. Ndërsa në prillin e vitit 2020, ish-Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçák, u emërua nga Këshilli i BE-së si përfaqësuesi i tij special për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Një situatë e ngjashme është edhe për Rumaninë. Pakica etnike hungareze e vendit, ka kërkuar prej kohësh për autonominë e Szekeli, një territor i vendosur në Transilvaninë lindore dhe i populluar kryesisht nga hungarezë. Autonomia është refuzuar gjithmonë nga të gjitha partitë politike në Rumani.

Megjithatë, edhe Rumania ka qenë pragmatike dhe ka punuar me vendet e tjera anëtare të BE-së mbi çështje praktike në lidhje me zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu,Rumania ka qenë një nga kontribueset kryesore në misionet ndërkombëtare në Kosovë, të tilla si UNMIK, EULEX dhe KFOR.

Më shumë se një dekadë që kur Kosova shpalli pavarësinë, qëndrimi refuzues i këtyre vendeve anëtare të BE-së nuk ka gjasa të ndryshojë pa një marrëveshje zyrtare midis Beogradit dhe Prishtinës. As zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahem më 14 shkurt, nuk kanë gjasa të ndryshojnë diçka.

Nëse partia nacionaliste Vetëvendosje, e cila dëshiron t`a ndryshojë kushtetutën e Kosovës për të anuluar nenin 3, që e ndalon bashkimin e Kosovës me vendet e tjera, do të arrijë të fitojë, ujërat mund të trazohen edhe më tej. Çdo bisedë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, diçka që ndodh herë pas here, nuk ndihmon aspak në këtë situatë.

Burimi i lajmit: https://emerging-europe.com/news/the-explainer-the-eus-kosovo-refuseniks/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bekosovePavarësia

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

22:35 | 25/11/2025
Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Rajoni

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

13:37 | 25/11/2025
Next Post
Pagoi mijëra paund për në Britani, policia kap shqiptarin në shtëpinë e barit

Pagoi mijëra paund për në Britani, policia kap shqiptarin në shtëpinë e barit

Prishet skaneri te “Covid-2”, pacientët sorrollaten në oborrin e Infektivit

Prishet skaneri te “Covid-2”, pacientët sorrollaten në oborrin e Infektivit

Komisioni për raportin e Dick Marty, Manja: Kanë ardhur dy dokumente sekrete

Komisioni për raportin e Dick Marty, Manja: Kanë ardhur dy dokumente sekrete







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com