Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse nuk largohen nga skena politike pasi arrijnë majën, liderët shqiptarë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Do ta gjeni paqen, kur të pranoni se jemi në luftë

Nga Alfred Peza

Hashim Thaçi befasoi kur deklaroi se do të largohej nga skena politike shqiptare, pasi të përfundonte mandatin e Presidentit të Kosovës, duke shkaktuar habi por pak jehonë. Me sa duket njerëzit janë shumë të ngarkuar nga situata aktuale e pandemisë globale, por edhe të ngopur nga të njëjtat personazhesh politikë, që dominojnë prej dekadash jetët tona.

Deklarimi për të ikur me vullnet të plotë në përfundim të një mandati kur arrin majën e karrierës, është një akt i rrallë politik, në hapësirën shqiptare në Ballkan. Historia tregon se liderët tanë, ose kanë pritur orën e largimit përmes vullnetit të Zotit, ose dikur në histori, nga ndërprerja e saj e dhunshme për shkak të atentateve politike apo vetëvrasjeve.

Ish Komandanti i UÇK megjithëse ende nuk i ka mbushur 52 vjeç, i ka ngjitur të gjitha shkallët e karrierës së lartë politike. Duke nisur nga firmosja e Marrëveshjes së Rambujesë, për tu bërë më pas jo vetëm Kryeministër por edhe “hartuesi”, firmëtari dhe lexuesi i Deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Kosovës dhe tani Kryetar Shteti.

Hashim Thaçit u bë lideri më i rëndësishëm politik i dy dekadave të fundit në Kosovë, nën hijen e rëndë të Ibrahim Rugovës që dominoi atë në periudhën e tranzicionit nga nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë, e deri sa iku nga kjo jetë, 2 vjet para shpalljes së Pavarësisë. Në intervistë ai tha se “pas përmbylljes së mandatit, do ti kthehem vetvetes, familjes. Do jap kontributin tim për vendin, si qytetar. Do të bëj ndonjë punë tjetër jashtë politikës”.

Isa Mustafa në Kosovë e ka filluar karrierë politike në kohën e Josif Broz Titos kur ishte zgjedhur Kryetar i Rinisë Shqiptare të Partisë Komuniste Jugosllave dhe vazhdon ende. Sali Berisha u përfshi në jetën politike në dhjetorin e 1990, bashkë me Ilir Metën dhe nuk kanë dhënë ndonjë sinjal, se kur mund të tërhiqen.

“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim”,- tha Thaçi. Edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Kadri Veseli janë bashkudhëtarë me Hashim Thaçin në politikën kosovare, por as ata nuk kanë dhënë shenjë se do tërhiqen. Albin Kurti e Vjosa Osmani, janë cilësuar si elita e re e të sotmes dhe të nesërmes politike të Prishtinës.

Në Shqipëri vetëm ndryshimet e thella politike në Evropën Lindore pas rrëzimit të Murit të Berlinit, e detyruan Ramiz Alinë që të largohej nga skena në pranverën e 1992, për tu zëvendësuar nga Sali Berisha. Më pas vetëm Fatos Nano, Sabri Godo, Servet Pëllumbi e ndonjë tjetër, përbëjnë shembujt e pakët të politikanëve të rëndësishëm të karrierës, që pararendën me vullnetin e tyre të plotë, hapin që pritet të hedhë pas kësaj edhe Hashim Thaçi.

Sali Berisha megjithëse u dorëhoq nga kreu i PD, nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga politika aktive asnjëherë, siç ka deklaruar vetë. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përmes “besëlidhjes së bulevardit” të një muaji më parë (2 mars) dha shenjën e qartë se do të ketë një jetë të re aktive politike, edhe pasi të largohet nga kjo detyrë. Ilir Meta është bashkëmoshatar me Hashim Thaçin, por me 10 vite më shumë karrierë politike, se ai.

Liderët shqiptarë që u tërhoqën dhe iu rikthyen jetës së tyre private, siç ndodh me gjithë politikanët e demokracive të perëndimit, me sa duket ishin të lirë nga politika që ta bënin këtë. Ndërsa ata që mbahen me thonj dhe nuk pranojnë që të dorëzohen, duket se nuk e gëzojnë këtë liri për shkak të mënyrës sesi kanë qeverisur, ndaj janë të detyruar të qëndrojnë përjetësisht të burgosur, nën imunitetin që u jep ajo.

Edi Rama ka hyrë në skenën e madhe, 8 vite pas Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe 6-7 vjet përpara Lulzim Bashës. Ndryshe nga ata, Kryeministri aktual ka deklaruar herët, se do të ketë edhe “një jetë të tretë”. Që nënkupton qartë se do vijë dita, kur do ti japë fund karrierës politike aktive, për t’iu përkushtuar si edhe Hashim Thaçi vetes dhe pasioneve të tjera të jetës së tij.

Akti i tyre, shënon fillimet e një kulture të re për elitën politike shqiptare, në Ballkan. Një kulturë e përhapur gjerësisht në demokracitë funksionale, ku liderët politikë pasi arrijnë majën, tërhiqen. Për ti hapur rrugën, liderëve të rinj dhe brezave të tjerë, që e çojnë përpara stafetën e drejtimit të vendit.

Tags: Alfred Pezalargohenlideretskena politike

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Xhaçka i përgjigjet PD për tenderin e ushqimit

Xhaçka i përgjigjet PD për tenderin e ushqimit

Ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

Ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

“Edi jam”, kryeministri nxjerr videon emocionuese

Rama njofton vendimin e ri: Ja cilët nuk do t’i paguajnë qiratë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com