Aktori Laert Vasili ka shpërthyer me anë të një statusi, në vazhdën e komenteve të bëra nga regjisori Bujar Alimani në adresë të tij, në lidhje me deklaratën e bërë rreth vetos së Francës, duke i thënë “Jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, ku i kujton të gjitha favoret që i ka bërë Alimanit, Vasili është shprehur i indinjuar për mungesën e respektit, e mbi të gjtha për krahasimet fyese dhe denigruese rreth figurës së tij.
Mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndrimin e tij, ai i vë në dukje Alimanit se komentet nuk ishin gjë tjetër veçse zhgënjim e trishtim.
“Komentet e tua dhe të miqve të tu silleshin rreth krahasimit të personit tim, me organin gjenital mashkullor…!!!”, citon më tej aktori Laert Vasili. Ai kërkon të dije se përse ky fjalor banal ndaj tij. Po kështu, Vasili i kujton se kanë ngrënë bukë në shtëpinë e njëri-tjetrit.
Statusi
Bujar Alimani,
Me habi të madhe lexova komentet e tua lidhur me deklaratën time rreth vetos që vuri Franca duke i thënë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë!
Komentet e tua dhe të miqve të tu silleshin rreth krahasimit të personit tim me organin gjenital mashkullor…!!!
Trishtim dhe zhgënjim i madh të lexoja të shkruara prej teje këto banalitete të cilat përforcoheshin edhe me zgërdhitje emoji…!!!
Pasi ta bëra të ditur duke t’i postuar në ballinën tënde, ti i fshive pa më kthyer përgjigje! Nuk e kuptoj përse ky fjalor i degraduar në banalitet prej teje!
Në takimin tonë të fundit fole me shumë përzemërsi me mua dhe për mua!
Pra përse kjo dyfytyrësi?!
Nuk besoj të kesh harruar se kemi ngrënë bukë në shtëpitë e njëri-tjetrit!
Nuk besoj të kesh harruar prononcimet e mia në TV Greke ndaj çështjes së vendlindjes në pasaportat shqiptare ku familjari yt nuk u lejua të kalonte kufirin dhe të shihte shtëpinë e lindjes nē shtetin fqinjë!
Nuk besoj të kesh harruar ndihmesën time të pakursyer për të zgjidhur burokracitë e spitaleve greke sërish për një familjarin tënd për të përfituar mjekim falas dhe asistencë!
Nuk besoj se in the USA you would dare to mock and call a dick for example De Niro ëhen he declares against Trump in ëhich administration you earn the Green Card!
Pra pse kjo lloj mosmirënjohje?!
Madje mund të them edhe urrejtje!
Po me mua ç’pate?!
Nuk të pëlqejnë qëndrimet e mia të majta patriotike dhe atdhedashëse?!
Kujdes koha kur mendimi ndryshe shpallej “Armik i Popullit” ka kaluar pa kthim!
E drejta jote të jesh kundër, por gjithësesi calling me a dick is cheap!
Më poshtë zgërdhihesh edhe me batutat e KM, ndërkohë që ty pikërisht kjo qeveri të ka financuar filmat e tu nga taksapaguesit shqiptarë!
E pra në atë shkulm atdhetar timin lind pyetja çfarë ka për tu tallur ti more zotëri dhe me kë:
Me agoninë e shqiptarëve drejt Europës?
Me këtë qeveri që të ka hapur dyert?
Me çfarë?
Apo tani as an American Citizen you can mock anyone and even a friend and an artist?!
I don’t think that US Embassy in Tirana ëould agree on that!
Στην Ελλάδα δεν κοροϊδεύες κανέναν μα ούτε και πρωτοστατούσες πουθενά! Ποτέ!
Të ka dehur suksesi në të 50-tat? Kujdes!
Shkodranët thonë “Me t’hyp vedi n’qejf”!
Ne nga jugu themi “Fluturon me presh në b…”
Në Tiranë ku ti me sforco përpiqesh të imitosh dialektin thonë “I paske shlu pllumat lale”!
Pastaj njeriu nga të mirat që i vijnë bëhet më bujar dhe jo dickndjellës! Nejse punë për ty!
Zgjodha të të pērgjigjem vetëm ty dhe jo gjithë të tjerëve mbi llumin dhe përbaltjen ndaj meje, sepse tek ty besoja si njeri pikësëpari, si mik dhe mandej si artist!
Gjithësesi të uroj më pak mllefe dhe më shumë besë sepse aty më preve!!!
Laert Vasili