jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse Berisha po i bie në gjunjë Tom Doshit?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një shëtitje në boshllëk

Nga: Mero Baze 

Sali Berisha i ka shkelur syrin Tom Doshit në Shkodër, duke deklaruar se “ai është lule përballë Ramës”. Nuk është se nuk e ka llogaritur efektin e asaj deklarate. E di që pas kësaj atë do ta akuzojnë se po bashkon përpjekjet me politikan që kanë të njëjtin status përballë SHBA. E di që do ta përflasin për një aleancë të fshehte me të, edhe pse mund të mos jetë e vërtet. Por Berishës nuk i intereson kjo e vërtetë.

Atij i intereson diversioni në elektorat. Për të krijuar idenë se Doshin e ka me vete në betejën elektorale në Shkodër, ai ka zgjedhur mënyrën më popullore për të bërë zhurmë me këtë mesazh. Pra ai do që ne çdo orë e çast të themi që ka një aleancë të “Non gratave” në këtë fushatë elektorale. Ky në të vërtetë është dhe i vetmi qëllim i kësaj fushate të pjesshme elektorale.

Sali Berisha ka hyrë në zgjedhje për të dëshmuar se ekziston një Shqipëri tjetër sfiduese ndaj SHBA. Kjo Shqipëri sipas tij nuk njeh tabu dhe krah politik, por duhet të bashkohet rreth qëndrimit ndaj SHBA.

Pra në thelb të fushatës së tij nuk është të jesh i majte apo i djathtë, të jesh, por të jesh pro apo kundër SHBA. Ajo që ka thënë për Tom Doshin, nuk ka aq shumë lidhje me ndonjë pazar apo aleancë me Tom Doshin, por me krijimin e perceptimit se ata që janë kundër SHBA duhet të bashkohen rreth tij.

Tom Doshi nuk është formalisht në garë në Shkodër. Mbështetësit e tij, të cilët nuk kanë kandidatë, dhe që mendohet të jenë më afër socialistëve, janë tani target i Sali Berishës, duke u lavdëruar liderin e tyre.

Duke e konsideruar kët betejë si jetë a vdekje për mbijetesën e tij politike kundër SHBA, Sali Berisha nuk është duke kërkuar thjehst vota për kandidatët e tij, por po kërkon një bazë të re elektorale në Shqipëri, e cila duhet të orientohet drejt “sovranitetit” kundër SHBA dhe krijimit të një vetëdije që për një bazë elektorale antiamerikane në Shqipëri .

Nuk ka rëndësi nëse Doshi e pret mirë apo keq këtë deklaratë, nëse e sulmon Berishën apo hesht pas kësaj. E rëndësishme për Berishën është të krijoj idenë se janë bashkë në këtë betejë.

Ai po e bën këtë gjë jo vetëm në Shkodër por kudo, në Durrës në Vorë në Lushnjë dhe Dibër. Duke qenë qiraxhi në shtëpinë e Ilir Metës, dhe duke pasur të qartë të ardhmen e tyre të përbashkët, ai nuk po kërkon kryetar bashkie më 6 Mars, por mbijetesë politike për të hedhur rrënjët e një partie të re antiamerikane.

Këtu ka llogaritur dhe ndonjë reagim të pritshëm nga SHBA kundër tij. Edhe kjo i intereson të duket që është në një front lufte serioz.

Është kjo arsyeja që ai lavdëroi Tom Doshin. Nuk i intereson qëndrimi i tij as angazhimi i tij real në këtë fushatë. I intereson të merret vesh përse ka dal në rrugë në pleqëri dhe përse po përpiqet të shmang fitoren e PD në gjashtë bashkitë. Është duke kërkuar mëshirë nga shqiptarët që të mos e lënë në duart e SHBA, pasi mendon, se vet shqiptarëve ua ka pirë lëngun dhe nuk i bëjnë gjë.

Tags: Berishamero bazeTom Doshi

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Ish-shefi i MI6: Rreziku i p*shtimit rus është zvogëluar

Ish-shefi i MI6: Rreziku i p*shtimit rus është zvogëluar

PD nxjerr të dhënat “b*mbë”: Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve

PD nxjerr të dhënat "b*mbë": Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve

Imazhi i parë nga teleskopi i ri me rreze X i NASA-s nga hapësira

Imazhi i parë nga teleskopi i ri me rreze X i NASA-s nga hapësira







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com