Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse Berisha nuk ‘kishte fuqi’ t’i merrte paratë ruse kundër TAP

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha kërcënon se do marrë PD-në me dhunë, paralajmëron protesta

Nga: Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të dal nga telashet nga ku ka futur veten, me gënjeshtrat e tij “patriotike”, duke na dëshmuar jo vetëm mënyrën primitive se si funksiononte shteti i tij dhe pazaret e tij, por dhe pengjet që ka pasur para ofertave të cilat realisht nuk ka pasur fuqi ti pranojë.

Një ditë më parë ai deklaroi në Kuvend se “vetëm për TAP Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore”. Deklarata është e qartë që është në kontekstin personal, pasi ai shpreh “rezistencën” e tij personale kundër përpjekjes për korruptim.

Pas reagimit të ambasadës dhe ruse dhe pyetjes retorike të tyre “sa pare kërkoi Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi ti mbledh dot ato shuma përrallore”, Sali Berisha rreshton një ofertë informale të Gazpromit, për investime në Shqipëri në shkëmbim të heqjes dorë nga TAP.

Kjo nëse është e vërtet, nuk është ofertë për të korruptuar Sali Berishën, por ofertë për ta rekrutuar. Dhe kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe jo e SPAK. Ai për këtë duhet të mblidhte Këshillin e Sigurimit, (siç bën Meta kur i del ndonjë muhabet i tillë) dhe jo ta mbante sekret për vete. Sekrete mban vetëm mafia dhe jo një kryetar shteti. Kjo e komplikon më shumë të vërtetën mbi korruptimin e tij.

Së pari në shtetin shqiptar në Ministrinë e Energjetikës dhe në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë nuk ekziston asnjë ofertë e tillë nga Gazpromi, e shqyrtuar apo e hedhur poshtë nga zyrat e shtetit shqiptar. Pra nuk ka lënë gjurmë zyrtare një ofertë e tillë. Kjo është një provë që oferta nuk ka ekzistuar në rrugë shtetërore, por nëse ka ekzistuar ajo ka qenë private dhe korruptive për personin ose familjen e tij. Të paktën ta kishe protokolluar si ofertë shteterore që tia tregonte tani SHBA e cila e ka futur në listë të zezë për korrupsion madhor, përpara se ata të “protokollonin”, të kundërtën që mund të ketë ndodhur.

Së dyti deklarata zbulon shtetin privat të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij. Sali Berisha thotë se oferta i ka ardhur nga një biznesmen turk, mik i tij të cilën nuk e thotë me emër, gjë që e bën dhe më të pabesueshëm. Por dhe sikur ta marrim të mirëqenë, është edhe më keq, pasi tregon se si funksionon shteti i Sali Berishës. Vjen një biznesmen anonimë, bën një ofertë për miliarda euro investime, dhe ky vendos ti pranoje ose mos ti pranojë. Në rastin konkret nëse oferta do të ishte zyrtare, ajo duhet të shqyrtohej në qeveri dhe të hidhej poshtë për arsye gjeopolitike, duke ua bërë të ditur këtë dhe partnerëve perëndimorë të interesuar për strategjinë e pavarësisë energjitike nga Rusia. Këtë histori nuk ja ka treguar askujt deri më dje. Paska ardhur një sekser turk, i ka bërë një pazar dhe ky nuk e ka pranuar. Nuk ua ka treguar këtë as shqiptarëve, as partnerëve perëndimor të interesuar për këtë çështje. Atëherë është e qartë që është pazar dhe vendim personal.

Së treti projekti i TAP nuk është projekt I Sali Berishës por një projekt ndërkombëtar ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz. I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjetik të sigurt I mbështetur nga Perëndimi, dhe që kemi pasur disa kantiere ndërtimi kur ai po vendoste tubat nëpër Shqipëri. Këtu ish kryeministri ka pasur në dorë ta bënte projektin më atraktivë për Shqipërinë, por në fakt nga gjurmët që ka lënë ai, të vetmet negociata që ka bërë “me një çantë të zezë tek këmbët” në takime kok më kokë , kanë të bëjnë vetëm me faktin se kush biznesmenë do merrte tenderin në Shqipëri si nënkontraktorë.

Kjo e bën dhe pak qesharakë përpjekjen e tij për ta paraqitur TAP si vepër të tij. TAP është ndërtuar pasi ai iku nga pushteti, dhe ai vetëm sa ka nënshkruar kontratën e tenderëve për klientët e tij. TAP është projekt ndërkombëtar me prioriritet gjeopolitik, dhe Sali Berisha nuk ka pasur fuqi as të ishte armik i tij, dhe natyrisht as ndonjë kontributor I tij, përveç ndonjë ryshfeti që ka marrë duke bërë pazare për punët që do bëheshin .

Natyrisht këto pazare kanë qenë shumë më të vogla para asaj që mund të kenë ofruar rusët, por ai në fakt jo se nuk I ka dashur, por nuk kishte fuqi tua merrte, se pastaj do jepte llogari për misionin që duhet të kryente. Pra, pasi ti merrte duhet të sabotonte TAP në Shqipëri. Dhe aty nuk do kishte kohë as ti numëronte paret se ja numëronin në ballë.

 

Tags: Berishamero bazeTAP

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Shembet galeria e kromit në Tropojë, dyshohet për një të vd*kur

Shembet galeria e kromit në Tropojë, dyshohet për një të vd*kur

Kozmonautët rusë “kundër” Putinit, veshin ngjyrat e Ukrainës

Kozmonautët rusë "kundër" Putinit, veshin ngjyrat e Ukrainës

“Marrëveshja e Iranit mund të lehtësojë çmimet e naftës”

"Marrëveshja e Iranit mund të lehtësojë çmimet e naftës"







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA
Aktualitet

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA

by mirseda
19:46 | 10/12/2025
0

Këtë të mërkurë, 10 dhjetor, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi Strukturën e...

Nuk e dinte që do të hynte në “BBVK”, reagon vajza e Fjolla Morinës

Nuk e dinte që do të hynte në “BBVK”, reagon vajza e Fjolla Morinës

18:57 | 10/12/2025
Takimi Trump-Netanyahu më 29 dhjetor, fokusi i bisedimeve, situata në Gaza

Takimi Trump-Netanyahu më 29 dhjetor, fokusi i bisedimeve, situata në Gaza

18:49 | 10/12/2025
Greqi: Arrestohet shqiptari i dyshuar për abuzim ndaj të miturve; policia publikon foton

Greqi: Arrestohet shqiptari i dyshuar për abuzim ndaj të miturve; policia publikon foton

18:33 | 10/12/2025
Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja

18:06 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com