Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, është shoqëruar sot në komisariatin e policisë, pas incidenteve në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në qytetin e Dibrës.
Burime paraprake nga ana e PD-së bëjnë me dije se ndaj ish-deputetes është bërë shoqërimi nga forcat e rendit, ndërkohë që nuk i kanë komunikuar arsyet e këtij shoqërimi
Jo vetëm Dhurata Çupi, por në Komisariat është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së, Denisa Vata.
Më herët u bë e ditur se ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia, është shpallur në kërkim policor, pas ngjarjeve në Shkodër.