Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përplasjet Greqi-Turqi/Këshilltari i Erdoganit: I thyejmë këmbët Tsiprasit (Video)

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Përplasjet Greqi-Turqi/Këshilltari i Erdoganit: I thyejmë këmbët Tsiprasit (Video)

Pretendimet territoriale mes vendeve kanë krijuar situata përplasjesh, shpeshherë edhe me presione ushtarake. Një shembull që përligj këtë është përplasja mes grekut dhe turkut. Turqia dhe Greqia janë përfshirë në mosmarrëveshje që shkojnë deri në konfrontime ushtarake për disa ishuj shkëmborë dhe të pabanuar në detin Egje.

Të dielën marina turke nuk lejoi ministrin grek të Punëve të Brendshme të shkelë në ishujt e Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht). Ministri grek ishte në zonë për të nderuar tre pjesëtarët e flotës ajrore greke që u vranë gjatë krizës së vitit 1996 me Turqinë. Por një deklaratë e kryekëshilltarit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur edhe më shumë tensionin. Gazeta greke “Protothema”  thotë se me këtë deklaratë provokuese Turqia po kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin publik të Turqisë, TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj-Tema.

“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut në TRT.

Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive. Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.

Tags: ErdoganitGreqiakëmbët”këshilltarithyejmetsiprasitTurqiaVideo

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Mori pjesë në aktivitetin e LSI-së, të nesërmen hiqet nga puna

Mori pjesë në aktivitetin e LSI-së, të nesërmen hiqet nga puna

Duka: Janë tre arsye pse duhet të vazhdoj, Fino: Je i konsumuar, s’ka pastërti

Duka: Janë tre arsye pse duhet të vazhdoj, Fino: Je i konsumuar, s’ka pastërti

Dokumenti/Basha: Xhafaj mashtrues, Seitaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë

Dokumenti/Basha: Xhafaj mashtrues, Seitaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com