Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasje në Komision/ Hoxha: Nuk më baltos dot! Këlliçi: Konflikt interesi!

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Për më shumë se dy orë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me ecurinë e negociatave për anëtarësimin në BE, raportin IBAR dhe polemikat e shkaktuara nga një editorial i përbashkët i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić në median gjermane.

Gjatë diskutimeve, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ngriti një pyetje mbi një konflikt të mundshëm interesi të ministrit, në lidhje me raportin për institucionet e drejtësisë, duke përmendur faktin se SPAK ka vënë nën hetim një të afërm të tij për çështjen e AKSHI-t.

Pjesë nga debati:

Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në lidhje me një vendim të bërë publik nga GJKKO një muaj më parë për caktimin e masës së sigurimit pasuror për një sërë personash në skandalin e AKSHI-t, ku prokurorët e SPAK kanë regjistruar emrat e personave ndaj të cilëve po zhvillohen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025? Mes emrave përmendet edhe zoti Gëzim Hoxha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po flasim për një organizatë në nivelin më të lartë të organizimit. Nuk mund të jeni i paanshëm në qëndrimin tuaj ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në raport me grupkapitullin e parë që lidhet me gjyqësorin, lirinë, drejtësinë dhe sigurinë.

Hoxha: Kam mbështetje të pakushtëzuar për organet e pavarura të drejtësisë. SPAK bën punën e vet dhe unë nuk diskutoj as vendimet e SPAK-ut, as ato të gjykatës. Organet e drejtësisë janë ngritur me konsensus nga Parlamenti. Lidhur me një hetim të caktuar që është bërë publik, duhet të respektojmë prezumimin e pafajësisë për këdo. Nuk ka arsye të më pyesni mua për një çështje ku nuk jam i përfshirë, as unë dhe as familja ime e ngushtë. Nuk kam lidhje me familjen e gjerë; fisi im është shumë i madh. Edhe në Malësi të Madhe, po të shkojmë, mund të gjejmë gjysmën e fisit tim atje. Linçimi publik, fajësimi kolektiv dhe baltosja përmes biografisë janë praktika që kjo shoqëri i ka lënë pas 36 vite më parë. Nuk kam asnjë lidhje me atë dosje dhe askush nuk mund të më baltosë. Mos përmendni familjarët. Nëse keni diçka për mua, urdhëroni. Dënimi kolektiv për shkak të biografisë ka qenë një nga gjërat më të shëmtuara të së kaluarës. Nëse kjo vazhdon ende, kjo nuk ka të bëjë me mua, por me ata që e mbajnë këtë mentalitet.

Këlliçi: Dhjetë ditë më parë kam bërë publik një mesazh, i cili, kur më erdhi, më detyroi ta verifikoja. Kam nxjerrë foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin dhe momentin kur keni dalë zyrtarisht nga grupi i ambasadorëve në WhatsApp. Cili është komenti juaj për këto mesazhe të publikuara? Për herë të parë në 36 vite kemi të bëjmë me një fyerje ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. A i qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme se mesazhet janë të fabrikuara, apo pranoni se janë të vërteta dhe mbani një qëndrim korrektues duke kërkuar falje publike?

Hoxha: Kam takuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të sqaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Qëndrimet e mia si ministër dhe ato të Ministrisë së Jashtme nuk shprehen përmes SMS-ve, Signal-it apo WhatsApp-it, por vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe deklaratave të autorizuara. Vetëm këto përbëjnë qëndrime zyrtare.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Mashtrimet kompjuterike dhe tregu online me “Rydox”, GJKKO dënon të pandehurin Shpend Sokolin

Dy anije amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Goditje rekord në Spanjë! Sekuestrohen 40 ton kokainë në Oqeanin Atlantik







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com