Gjykata e Posaçme shpalli sot (4 maj) fajtor dhe dënoi me 5,5 vite burgim të pandehurin Shpend Sokoli, i akuzuar për mashtrime kompjuterike nëpërmjet tregut online “dark internet” me platforma “Rydox”. Vendimi u mor nga treshja gjykuese Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj.
Disa ditë më parë SPAK kishte shpallur pretencën ku kishte kërkuar dënimin me 6 vite burgim të Sokolit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur një e treta e dënimit dhe përfundimisht Sokoli do vuajë 3 vite e 8 muaj burgim.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpend
Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi kompjuterik” në bashkëpunim, në
formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1,
28/4, 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 37, datë
“Keqpërdorimi i pajisjeve”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 293/ç dhe 28/4, në lidhje me nenin 334,
paragrafi parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë të K.Penal, dhe dënimin
duke e dënuar të pandehurin Shpend Sokoli, me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
së dënimit me burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
K.Penal, konfiskimin e fondeve të shtetasit Shpend Sokoli në Binance, në llogarinë me të
dhëna UID: ****, Email: ****, User Name: ****.
sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.
Tiranë, më datë 04.05.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.















