Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen e banesave të tyre. Këto apartamente po shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për këtë zonë është hartuar një plan me blloqe të reja banesash. Shumë prej banorëve e kanë kundërshtuar këtë projekt, pasi sipas tyre, shtëpitë nuk duhet të shemben sepse nuk kanë pasur dëme. Por fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën shembjen e 7 banesave nga 430 në total, ç’ka çoi në tensione dhe përplasje mes banorëve e policisë. Në lidhje me këtë situatë, një reagim ka ardhur nga kryeministri Rama. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Rama u përgjigj lidhur me tensionin në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku banorët kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

“Ato janë e do të jenë pamje të përsëritura sa herë në emër të mbrojtjes individuale do të shkelet e drejta e përbashkët, do të shkelet ligji. Unë di që të gjithë banorëve iu është dhënë qartësisht drejtim dhe qartësisht të gjitha banorët kanë mundësi të përfitojnë.

Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi i këtij vendi dhe e mira e përbashkët nuk merret peng nga askush. Kështu që sa herë do të ketë banorë që do të bëjnë këtë, aq herë do të shkojnë në polici që do bëjë detyrën e vetë. Dhe nuk është dhunë, por është ushtrimi i forcës së ligjit, për të gjitha ata që i dalin përpara shtetit, njerëzve me forcë. Kaq e thjeshtë është kjo”.

“Opinioni i të gjithë banorëve është dëgjuar me dhjetëra herë, dhe ajo që duhet t’ju interesojë juve është të verifikoni, këtë që po them. A janë këta banorë të hedhur në rrugë të madhe, apo janë këta banorë, secili me një mundësi tjetër siç i takon. Dhe unë ju them është kjo e dyta. Ne do ndërtojmë të gjitha apartamentet për të pastrehët, do të bëjmë një program kombëtar strehimi shumë më të madh që shkon shumë më tej tërmetit. Do u japim të gjithëve atë që ju takon. Po askush nuk mund t’i imponohet një komuniteti, sepse bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme, dhe pavarësisht kësaj atyre i është ofruar kompensim. Në demokraci të gjithë kanë të drejtën për t’u dëgjuar, por nëse dëgjohen të gjithë atëherë nuk ka kurrë asnjë vendim”, u shpreh Rama.

Tags: 5 majiramashembje banesash

TË LIDHURA

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet
Aktualitet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”
Shqipëria

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!
Politikë

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Next Post
Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

I ftohti polar "mbërthen" Shqipërinë, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com