Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin, për të cilin shkruan se është një i lajthitur. Duke iu referuar përplasjes Rama-Meta, deputeti i opozitës kthehet pas në kohë, teksa tregon se dikur kryeministri e cilësonte Metën si presidentin më të mirë.
“Rrijini larg këtij të marri që s’di ç’flet, mos e afroni që të mos vini erë edhe ju vetë”, përfundon Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.
(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).
Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe.
Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon.
Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.
Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President:
“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.
Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.
Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:
“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.
Rrijini larg ketij te marri qe s’di çflet, mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!