AA-Instant

Studentët e Juridikut e kalojnë natën të ngujuar në fakultet

               Publikuar në : 10:50 - 12/01/19 S.N

Studentët e Juridikut e kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Një grup i vogël studentësh qëndroi gjithë natën brenda godinës, ndërsa sot pritet që studentë të tjerë t’u bashkohen atyre.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo do të jetë e mundur, teksa forcat e sigurisë nuk kanë lejuar që studentët të dalin, apo të hyjnë nga godina e fakultetit.

Me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime. Studentët e Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës janë ngujuar prej 3 ditësh në fakultet, teksa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.

Kthehu