Pas përplasjes së 4 tetorit në ish-Bllok, blutë e Tiranës kanë shtuar në masë kontrollet, me qëllim ruajtjen e rendit në këtë zonë.
Në terren ka dalë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili është parë i shoqëruar me drejtues të tjerë të policisë. Ata kanë kryer inspektimet në atë zonë.
Mësohet se Veliu u ka kërkuar drejtuesve të policisë së Tiranës, më shumë kontrolle dhe punë me informacionet nga terreni, për çdo element që lëviz i armatosur.