Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PËRPLASJA/ Majko i gjuan me bërryl Ramës: Pusho se po bën antifushatë, jemi dhe live te ERTV-ja!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
PËRPLASJA/ Majko i gjuan me bërryl Ramës: Pusho se po bën antifushatë, jemi dhe live te ERTV-ja!

Kryeministri Rama ka pirë kafen e mëngjesit me banorë të njësisë nr.5 në Tiranë. Bashkë me të ishte Pandeli Majko, ish-ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryebashkiaku Veliaj.

Gjatë bisedës me banorë, nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ndërsa duhet thënë se deputeti Majko e ka kundërshtuar Ramën disa herë.

Rama: Jemi live tani në Facebook.

Majko: Jemi live fare? Hë mo se nuk të shikon njeri në Facebook që në pikë të sabahut.

E ke seriozisht ti?

Po ik o tani se nuk kanë njerëzit mendjen tonë!

Ashtu thua ti ee?

Po, po!

Rama: O lali Eri, do ta ngjojmë çik shefin e madh?

Më pas, teksa kanë komentuar pseudonimin e Veliajt, Rama ka thënë që vetëm Veliajt i shkon emërimi “lali”, ndërsa vetë kryeministrit i shkon “Edi droga”.

Rama: Është i shqetësuar, thotë pse i thonë lali Eri se është i ri, sapo është martuar.

Majko: Ashtu ëëë?

Rama: Po, imagjino të thoshin lali Pandi. Hë më lal?

Majko: Lali Pandi, lali Eri, lali Sajmiri.

Rama: Jo lali Sajmiri nuk shkon, Saje qorri po. Kurse unë jam Edvin droga, mua s’më shkon lali Edvini. Edvin droga dhe Saje qorri, ç’të gjeti Pandi, ç’të gjeti.

Majko: Unë them ta mbyllim. Na çmendi o vlla (qeshin…)

Rama: Është zhytur në narko-socializëm.

Më pas, një qytetare ka futur në “sherr” Ramën me Majkon, teksa ka kërkuar që t’u rikthehen shpërblimet familjarëve të dëshmorëve. Rama kundërshton, ndërsa Majko ia thotë troç që po bën antifushatë:

Qytetarja: Meqë dole te 5 maji, për dëshmorët e kombit, ka 10 vjet që e hoqën atë 5 mijë lekëshin, ata dhanë gjakun.

Rama: Dëshmorët nuk janë vrarë që stërnipërit të përfitojnë nga gjaku i tyre. Veteranëve u kemi rritur shpërblimin. Daja im është dëshmor, të marr unë shpërblim për dajën?

Do vazhdojmë të paguajmë pasardhësit e pasardhësve? Ata nuk u vranë për taksën e gjakut, i nderojmë, por nuk është kështu. Më vjen keq.

Ndërhyn Majko: Prit e prit. Ka qenë një shpërblim për familjet e dëshmorëve që në raste për 5 maj, ose kur shikonin që ka ndonjë dëm të varrezave të dëshmorëve…

Rama: Atë të dëmit i rregullon vetë qeveria pra tani…

Majko: Pusho, më lër mua të shpjegoj…

Rama: S’ka nevojë për dëmin e varrit jepi lekë familjes.

Majko: Këtu në Tiranë nuk është ky problem, mos e bëj kështu tani..

Rama: Jo mo jo, e kam parimore unë. Veteranëve po…

Majko: Ça është para luftës së Parë Botërore kam të drejtë unë, ça është pas luftës vazhdo ti.

Rama: Po pse kshu apo?…

Rama-Majkos: I ke parë varrezat e dëshmorëve.

Majko e ndërpret: Lëre tani se duket si antifushatë kjo tani, lëre këtë muhabet!

Rama: Pse antifushatë?

Majko: Lëre se u ka ardhur në majë të hundës njerëzve, do të rregullojmë varrezat e dëshmorëve, pikë! Varrezat e dëshmorëve na mbajnë ne si parti, nuk na mban rruga dhe asfalti!

Lëre tani se jemi dhe direkt të ERTV-ja dhe mos të na dali ndonjë gjë!

Rama: Ti je në rregull se je dëshmor i gjallë!

Majko: Dëshmor në tentativë. Do çohemi tani? O Saimir, më çmëndi!/ Tirana Today
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154847579366523/

Tags: edi ramakryeministriPandeli Majkoperplasjepo ben antifushate!pushotakim elektoral

TË LIDHURA

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Kryesore

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

12:48 | 20/10/2025
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK
Aktualitet

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

10:57 | 20/10/2025
Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
Next Post
INSTAT: 31 divorce në 100 martesa – Ja si po shkatërrohet familja shqiptare

INSTAT: 31 divorce në 100 martesa - Ja si po shkatërrohet familja shqiptare

LSI forcë e parë politike? Braçe: S’ndodh edhe sikur të votojnë pulat e lopët!

LSI forcë e parë politike? Braçe: S'ndodh edhe sikur të votojnë pulat e lopët!

Turistët polakë “pushtojnë” bregdetin e Durrësit

Turistët polakë “pushtojnë” bregdetin e Durrësit







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”
Politikë

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

by mirseda
13:23 | 20/10/2025
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përjashtua me 15 ditë nga punimet në...

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

13:21 | 20/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

12:52 | 20/10/2025
Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

12:48 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com