Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përrenjasit, pasi akuzohet se përndiqte një 19-vjeçare. Bëhet fjalët për shtetasin me iniciale R.H.
“Në pranga është vënë shtetasi R.H., 34 vjeç, banues në Përrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”.