Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë prej disa ditësh si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Fushë-Krujë.
Situata vijon të jetë e vështirë prej përmbytjeve në shumë qarqe të vendit. Moti i keq ka shkaktuar përmbytje disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë, Shkodër dhe Fushë-Krujë. Në këto ditë të vështira nuk ka munguar dhe solidariteti i vendeve fqinje.
Shqipërisë i kanë ofruar ndihmë Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe tani së fundmi dhe Maqedonia e cila ka deklaruar se është e gatshme që të ndihmojë vendin tonë për përballimin e situatës.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka shprehur interesimi për situatën e emergjencës natyrore ne Shqipëri dhe i ka ofruar ndihmë kryeministrit Edi Rama për ta ndihmuar në këto momente jo të lehta për Shqipërinë e popullin shqiptar.