Ditën e sotme, situata është përmirësuar pas përmbytjeve dhe situatës problematike në disa zona të vendit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ka rënie të nivelit të ujit në të gjithë pellgun Levan-Ura e Mifolit-Novoselë, megjithatë 150 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren, si në Levan, Ferras apo Novoselë.
Ndërkohë, mësohet se një kontigjent i Forcave të Armatosura dhe 2 pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme.
Në Novoselë mëngjesin e sotëm është bërë evakuim i dy banorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.