Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Përkujtohen Dëshmorët e Policisë/Çuçi: Me ligj të posaçëm garantojmë mbështetjen për fëmijët e familjet e tyre

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përkujtohen Dëshmorët e Policisë/Çuçi: Me ligj të posaçëm garantojmë mbështetjen për fëmijët e familjet e tyre

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nderoi sot dëshmorët e Policisë së Shtetit me rastin e 5 majit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në Akademinë e Sigurisë u inagurua edhe memoriali për të rënët në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij, ministri vlerësoi sakrificën dhe shembullin e fortë të rezistencës së atyre që humbën jetën në përpjekje për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

“Vetëm fizikisht nuk janë mes nesh, por për aq shumë sa kanë dhënë e kanë bërë për të mbrojtur ligjin e garantuar sigurinë publike edhe me jetën e tyre, ata kanë për të qenë përherë në mendjet dhe zemrat e kolegëve dhe të familjeve që krenohen kaq shumë me kontributin e tyre të jashtëzakonshëm”, tha ministri Çuçi,

Më tej ai foli për ligjin e posacëm të miratuar në fund të vitit të shkuar për statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, nga i cili përfitojnë edhe fëmijët dhe familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

“Ky ligj siguron vijimësisht mbështetjen e domosdoshme morale dhe financiare për fëmijët e atyre që kanë sakrifikuar edhe jetën në detyra shtetërore. Barra është e jona që fëmijët e dëshmorëve të Policisë së Shtetit të mos ndihen asnjëherë vetëm dhe kujdestarët e tyre, nënat në të shumtën e rasteve, të kenë gjithmonë pranë dorën e shtrirë të shtetit dhe solidaritetin tonë si shoqëri. Njësoj siç ndihen krenarë për prindërit e tyre që kanë kontribuar dhe sakrifikuar jetën në shërbim të shtetit e Atdheut, fëmijët e dëshmorëve të Policisë së Shtetit meritojnë gjithashtu të ndihen të sigurt për t’u rritur e shkolluar”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së mbajtur me këtë rast, Çuçi vlerësoi punën e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Garantimi i jetës së qytetarëve, pronës së tyre, i rendit dhe i sigurisë publike është një punë e vështirë, një mision që jo të gjithë janë të gatshëm të sakrifikojnë kaq shumë për ta përmbushur. Kush shërben në Policinë e Shtetit vërtet po i bën një shërbim të jashtëzakonshëm vendit, një punë për të cilën duhet të jeni krenarë ju dhe familja juaj. Ne si shoqëri ju jemi mirënjohës dhe çmojmë shumë të gjitha vështirësitë me të cilat përballeni në betejën e vazhdueshme me krimin dhe paligjshmërinë”, tha Çuçi.

“Nderimet më të larta për dëshmorët e Policisë së Shtetit, me bindjen se përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të tyre, emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jetë e përjetshme”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Tags: bledi cucidëshmorët e Policisë së ShtetitMinistri i Brendshëm

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

“Duket sikur është pjesë e spektaklit”, ish-presidenti i Brazilit: Zelensky po aq fajtor sa Putini

“Duket sikur është pjesë e spektaklit”, ish-presidenti i Brazilit: Zelensky po aq fajtor sa Putini

“Non grata”, Rusia dëbon shtatë diplomatë të Danimarkës

“Non grata”, Rusia dëbon shtatë diplomatë të Danimarkës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com