Në Filipine humbën jetën pjestarë të një familje në një aksident ndërsa ishin duke shkuar në meshën e Krishtlindjeve.
Midis anëtarëve të familjes që humbën jetën ishin dhe gjashtë fëmijë. Ata humbën jetën sot në përplasjen e dy autobusëve në veri të Filipeneve.
Një autobus i vogël, i përdorur pët transport njerëzish, u përplas me një autobus të madh në qytetin Ago, në 200 kilometra në veri të Manilës, njoftoi policia.
Njëzet personat që humbën jetën kanë qenë nga autobusi i vogël i cili po transportonte besimtarët në meshën e mëngjesit në kishën Manaoaga, trasmeton telegrafi. Gjithashtu, janë plagosur nëntë persona nga autobusi i vogël dhe 17 persona të tjerë të autobusit të madh.