Katër të vrarë dhe tre të plagosur rëndë, është bilanci tragjik i një sulmi me armë në lagjen Crown Heights të Brooklyn. Incidenti ndodhi në një klub privat në Utica Avenue.
Sipas mediave vendase, sulmi ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. Lidhur me ngjarjen tragjike, mësohet se janë shoqëruar në polici disa persona, nga ku do të mësohet diçka më shumë rreth saj.
Sulmet në këtë zonë kanë qënë të shumta gjatë këtij viti.