Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përfituesit e parashikueshëm nga presidenca Macron

8 vjet ago
in Të Gjitha
Përfituesit e parashikueshëm nga presidenca Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar një shkëputje dramatik nga e kaluara e afërt. Udhëheqësi më i ri i Francës që nga koha e Napoleonit, ka sjellë në kabinetin e tij qeveritar, një brez të ri udhëheqësish dhe fytyrash të reja, shumë prej të cilëve nuk kanë mbajtur më herët poste politike.

Dhe në fjalimin e tij të parë në të dyja dhomat e parlamentit francez, Macron ripërsëriti thirrjen e tij për një rend të ri – një “revolucion të vërtetë”, siç e quajti ai, për të ri-gjallëruar politikën franceze. Por, ndërsa fytyrat e reja dhe ambiciet reformuese janë një ndryshim i mirëpritur në Francë, ia vlen të pyetet nëse ky veprim do të fuqizojë mendësinë e re.

Një vështrim nga nga afër, sugjeron se përfituesit më të menjëhershëm të politikave të Macron, do të jenë një grup nëpuësish të rregjur:të diplomuarit e të famshmes Ecole Nationale d’Administration (Shkollës Kombëtare të Administrimit), ata që përfundojnë enkas shkollën për nëpunësit civilë.

Çdo vend ka “fabrikat” e saj të elitave – mendoni pak për Oxbridge në Mbretërinë e Bashkuar apo Ivy league në SHBA. SHKA e Francës është relativisht i vogël, aty diplomohen 80 deri në 100 persona për çdo vit; por këta të fundit punësohen menjëherë në rangjet më të larta të shërbimit civil francez.

Për shkak të lidhjeve të ngushta mes qeverisë dhe biznesit, si dhe sistemit që i mundëson të punësohen në sektorin privat, me një garanci nga puna e tyre e vjetër në qeveri, diplomat e SHKA-së dominojnë botën e biznesit. (Kjo shpjegon edhe faktin se si Macron mundi të përfundonte si një bashkë-menaxher në kompaninë Rothschild & Co që në moshën 30-vjeçare, pasi kishte punuar në ministrinë franceze të Financave).

Bërthama e të trajnuarve, profesionistë me lidhje të shumta, janë të predispozuar të shohin rritjen e fuqisë së tyre nën presidencën Macron – jo për shkak të ndonjë komploti për të fuqizuar elitat, por për shkak se për një anëtar të SHKA, shumica e problemeve janë të zgjidhshme me ndihmën e kolegëve të tjerë.

Ka që tani shenja se kjo po ndodh. Mungesa e përvojës se deputetëve të rinj të Macron, i bën ata më shumë të ndërvarur nga garda e vjetër, ose të paktën nga të diplomuar në SHKA, që drejtojnë shumicën e burokracisë. Ngjashëm, vendimi i Macron për të parandaluar politikanët nga mbajtja e disa posteve në të njëjtën kohë, një masë në dukje e arsyeshme, punon për të mirën e kësaj klase teknicienësh.

Franca ka kaq shumë nivele administrative, sa që çdo projekt lokal duhet të marrë miratimin e disa organeve. Shpesh, mënyra e vetme që një politikan lokal të fitojë miratimin apo subvencione nga një burokraci ngurruese, është të zgjidhet në disa prej këtyre zyrave në të njëjtën kohë.

Ndërsa s’ka dyshim mbi qëllimët e mira, kjo lëvizje do të përfundojë praktikisht duke e reduktuar fuqinë e zyrtarëve të zgjedhur lokalë, në raport me burokracinë qendrore të dominuar kryesisht nga diplomantët e SHKA. Ligji kundër terrorizmit i propozuar nga Macron, ka një ndikim të ngjashëm.

Synimi kryesor i tij, është marrja e më shumë vendimeve në hetimet anti-terrorizëm duke shmangur gjykatësit, dhe i vendosur hetimet në duart e prefektëve, nëpunësve të lartë civilë që janë të ngarkuar me mbikëqyrjen e forcave policore në një zonë të caktuar.

Në Francë, gjyqtarët nuk vijnë nga SHKA, por nga një shkollë tjetër e shërbimit civil. Ndërsa prefektët po. Por në mënyrë të pandërgjegjshme, Macron, këshilltarët e tij dhe kryeministri, e shohin si diçka të natyrshme, se problemi kundër terrorizmit do të trajtohet më mirë duke pasur në krye burokratët e SHKA.

Nga vendimet rregullatorë të Macron, mund të përfitojnë edhe disa banka. Tre nga katër bankat më të mëdha franceze drejtohen nga kolegët e tij të SHKA. Problemi nuk është domosdoshmërish se ata nuk janë të përshtatshëm për drejtimin e Francës; pasi përgjithësisht janë shumë të zgjuar, kompetentë dhe sharmantë në raport me opinionin publik.

Por si me çdo grupim të ngushtë dhe të ndërlidhur njerëzish, të cilët kanë të njëjtin arsim, karriera të ngjashme dhe prejardhje shpesh të ngjashme, mund të mbizotërojnë paragjykimet. Fuqizmi i mëtejshëm i burokratëve të pazgjedhur mbi nëpunësit publikë të zgjedhur, mund të kenë një efekt negativ në mesin e shumë njerëzve, që ndihen tanimë të margjinalizuar nga elita politike, dhe së fundi të refuzuar nga të dyja krahët e partive tradicionale.

Franca ka qenë e sunduar nga teknicienët e SHKA në pjesën më të madhe të kohës së pasluftës, dhe rezultatet kanë qenë të përziera. Epoka e Macron, duhet të shënojë një shkëputje nga e kaluara. Në rast se klasa e teknicienëve, arrin të përdorë kompetencat e saj të reja dhe të vjetra për të përmbushur synimet e Macron në ripërtëritjen e politikës franceze, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë duket e qartë: Njeriu, ngritjen e të cilit nuk e parashikoi askush, duket tek e fundit se është i parashikueshëm.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: francesMacronparashikueshëmPërfituesitpresidenca

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kush janë fituesit e çmimeve Emmy?

Kush janë fituesit e çmimeve Emmy?

Momenti i sikletshëm mes Donald Trump dhe Melanias, videoja bëhet virale

Momenti i sikletshëm mes Donald Trump dhe Melanias, videoja bëhet virale

FIER/ Kanosi me thikë të atin pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari

VIDEO/ Qëllon në ajër me automatik, arrestohet. “Fundoset” keq pas kontrollit në banesë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

by mirseda
13:41 | 03/02/2026
0

Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës....

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

12:39 | 03/02/2026
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12:21 | 03/02/2026
Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

11:20 | 03/02/2026
“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

10:49 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com