Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përfitimet nga përdorimi i kamomilit

4 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Përfitimet nga përdorimi i kamomilit

Thuajse kushdo ka dëgjuar për vetitë e kamomilit. Stresi, pagjumësia, dhembjet e barkut apo disa prej sëmundjeve të lëkurës  mund të kurohen përmes përdorimit të  kamomilit. Në Shqipëri përdorimi i kamomilit ka qenë një traditë popullore. Ndërkaq, këtë sugjerim të gjysheve tona e ka sjellë si një studim shkencor pak kohë më parë edhe prestigjiozja  “Journal of Clinical Psychopharmacology”.

Sipas këtij studimi vërtetohen plotësisht vetitë e kamomilit kundër stresit, ilaçi që është përdorur në mënyrë popullore pa u bazuar në asnjë fakt shkencor. Kërkuesit kanadezë të “Faculty of 1000 Biology” kanë zhvilluar një analizë për të zbuluar se çfarë qëndronte vërtet pas “popullaritetit” të kamomilit. Në këtë mënyrë, ata analizuan të dhënat e një studimi për vetitë e kamomilit kundër shqetësimeve të lehta dhe të mesme me ankthin. Në studim u përfshinë personat që vuanin nga këto çrregullime, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha kamomil, ndërsa të dytit qetësues të tjerë bimorë, por jo ilaçe. Në fund, nga rezultatet e studimit u pa se pacientët e trajtuar me kamomil treguan ndryshim domethënës sa i përket rëndësisë së shqetësimeve, në krahasim me pacientët që nuk morën kamomil.

Dy mjekët Ameringen dhe Pattersonm, të cilët bënë këtë analizë, komentuan rezultatet, duke thënë se “kamomili mund të ketë një aktivitet modest kundër panikut në pacientët që vuajnë nga ankthi dhe mund të përdoret pa asnjë problem nga ata që janë kundër farmakoterapisë tradicionale”. Në këtë mënyrë, ekspertët vlerësojnë se kamomili mund të përdoret si ilaç qetësues i padëmshëm dhe se ai arrin të kontrollojë çdo ashpërsi të çrregullimeve mendore.

Vetitë e kamomilit

Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërt nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale.

Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.

Kujdesi që duhet treguar

Askush nuk mund ta mohojë rolin kyç që shumë bimë mjekësore luajnë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Janë të shumta rastet kur përdorimi i tyre ka ndihmuar për të luftuar çdo sëmundje, duke filluar nga e ftohura e zakonshme e deri te kanceri. Për këtë arsye, si dhe për të shmangur efektin toksik e shumë herë më të dëmshëm të ilaçeve farmaceutike, njerëzit e kërkojnë shpëtimin te natyra. Sigurisht që një çaj kamomili na qetëson dhe na vë shpesh në gjumë më lehtë dhe pa asnjë efekt anësor në krahasim me antidepresivët, ndërsa tamblagjaku, prej kohësh rekomandohet për të luftuar sëmundje të mëlçisë.

Sipas mjekëve, nuk duhet të nisim asnjëherë një terapi me bimë mjekësore, nëse nuk jemi konsultuar më parë me mjekët, apo nëse jemi duke marrë ilaçe të tjera në të njëjtën kohë, sepse kanë qenë jo të rralla rastet kur recetat e gjyshërve për të na qetësuar barkun, kollën, të vjellat apo ftohjen, na kanë bërë dëm. E në të vërtetë, duke i besuar traditës apo këshillave të dhëna nga një brez te tjetri për përdorimin e bimëve mjekësore, kjo teknikë mund të jetë e rrezikshme nëse bëhet fjalë për përdorimin e bimëve për t’u kuruar.

Nga çajrat, infuzët, tinkturat, apo bimët mjekësore, janë dëmtuar mëlçi, mushkëri, janë provokuar aborte, janë dehur të sapolindurit dhe janë shumëfishuar pasojat e rënda dhe ndonjëherë të pakthyeshme në organizëm. Në botë janë të shumtë ata që i kanë besuar fitoterapisë, duke dëgjuar këshillat e të afërmve ose të “shenjtërorëve”, por jo të paktë edhe ata që kanë përfunduar në spital. Lista e bimëve mjekësore të rrezikshme është e gjatë. Po ashtu, e pafund është edhe lista e atyre mjekimeve alternative që të dhëna në dozën e gabuar, apo të marra pa asnjë rekomandim nga mjeku, kanë shkaktuar dëme.

“Kemi kuruar një grua me tension të lartë dhe me një aritmi të theksuar e të rëndë, e cila pinte lëng portokalli të hidhur për t’u dobësuar. Kjo është një përgatitje aspak e dëmshme, por që në rastin e saj ishte e rrezikshme, sepse shoqërohej me një ilaç për gjëndrat tiroide. Askush nuk e kishte informuar pacienten për rreziqet e dërveprimeve mes ilaçeve dhe produkteve fitoterapeutike”, tregon presidenti i mjekëve fitoterapeutë dhe përgjegjës i Qendrës së Mjekësisë Natyrale në Francë, ku vetëm pak kohë më parë u mbajt një kongres për të vlerësuar rreziqet e lidhura me mjekësinë alternative. Sipas përfundimeve të nxjerra, disa bimë mjekësore jo vetëm që nuk janë të efektshme, por shpesh janë edhe të rrezikshme.

Tags: kamomilimjekushendeti

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Turqia dhe Rusia bien dakord për krijimin e një korridori të sigurt në Idlib

Erdogani që nuk e prisnim, rreshtohet në krah të Ukrainës dhe kundër Rusisë

Nano, sharlatani që kemi merituar

Të githë fajin patronazhistëve

Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?
Aktualitet

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

by mirseda
09:37 | 04/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit...

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

09:14 | 04/07/2025
Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

09:12 | 04/07/2025
SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

08:27 | 04/07/2025
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

08:26 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com